Grupimin e Bashës, atë vizibilin e kanë sulmuar vazhdimisht dhe koha dëshmojë se pak prej tyre ishin përgatitur për sfida të mëdha. Ndoshta ishte një grupim i themeluar, krijuar në kohën kur Basha kishte pasur gjithmonë pushtet në Qeverisje, por edhe pushtet si kreu i Opozitës. Mund të themi se këtë grupim me metoda makiaveliste e shpesh edhe për shkak të karaktereve të tyre të lëkundura arritën ta eliminojnë.
Në fakt, përtej të trajtimit si një tragjedi, eliminimi i tij e ka bërë për të fortë figurën e Bashës duke e nxjerrë atë si një lider që luftën e tij e ka për kauza, parime dhe vizione dhe jo për lidhje të ngushtë me privilegjet e pushtetit qeverisës apo opozitar.
Rruga që zgjodhi Basha nuk garanton pushtet apo privilegje, por kërkon sakrifica dhe koherencë. Prandaj, të gjithë ata që ishin mësuar të qëndronin me Bashën, sepse ai si e person e lider i bënte deputet, i mbante në Bashki, nëpër ministritë që kishte drejtuar, sigurisht që nuk do të qëndronin me të në kushtet e reja dhe në realitetin shqiptar ku gjithçka varet nga pushteti dhe rrotullohet nga privilegjet që ai prodhon.
Grupimi aktual i Bashës është shumë më i madh sesa mendohet e kjo nuk lidhet me figura klasike publike që janë mësuar sallonet e pushtetit në Shqipëri. Në fakt, sallonet e pushtetit në Shqipëri kanë pasur vazhdimisht të njëjtat figura e kjo është arsyeja që ndoshta Basha, pas një reflektimi të gjatë dhe një realiteti të ri duhet të kishte pranë njerëz që nuk kanë pasur privilegje, pushtet, por që besojnë tek lidershipi dhe tek vizioni i tij.
Ky grupim edhe pse aktualisht po sulmohet padrejtësisht dhe pa mëshirë, sipas të gjithë llogarive është i vetmi ai që në një të ardhme të afërt e jo të largët do të ketë pushtetin dhe mundësinë për të qeverisur vendin. Të gjitha analizat reale, në të gjitha këndvështrimet, të vetmin pretendent real, pas fundit të lidershipit të tranzicionit që projektojnë si lider të Shqipërisë është Lulzim Basha. Ka plotë që nga padituria ose nga halli qeshin me këtë ide, por realisht kundërshtarët klasik të Bashës, që e kuptojnë mirë realitetin, jam i sigurt që nuk flenë gjumë për faktin se vendin do e qeveris Basha në një të afërt jo shumë të largët.
Zgjedhjet e Bashës, nuk do të garantonin pushtet të menjëhershëm apo privilegje të menjehershëm. Ringritja e Bashës, nëse shikojmë edhe ringritje të tjera me situata të ngjashme në Euopë para fillimit të Luftë II, kanë qenë të vështira, me plotë beteja, por të sigurta.
Unë, nuk kam pasur kurrë dilemën se do kemi mundësinë ta qeverisim vendin, por dilema më e madhe e imja është se kur të vij momenti të mos dështojmë si të tjerët para nesh dhe të mos i zhgënjejmë qytetarët që kanë gjatë gjithë kohës së tranzicionit që zhgënjehen e keqpërdoren.
Ringritja e Bashës dhe kthimi i tij në alternativë qeverisëse është një projeksion i sigurt, por realiteti do të jetë ndryshe, sepse nuk do të kemi rival serioz dhe kjo do e bëj edhe më të fortë përgjegjësinë tonë ndaj qeverisjes dhe për tu sjellë si baluard të demokracisë.
Rikthimet e vështira ose thuajse të pamundura ndodhin gjithmonë në politikë dhe ato sjellin një estabilshment të ri, status quo të re që është e destinuar për të qëndruar për shumë kohë, thuajse statike, sepse mbështetet tek kauza dhe tek parime.
Më pëlqen OPTIMIZMI juaj Z.A.Daci për të qeverisur vëndin më mirë se të tjerët kur të vini në pushtet.Por,nuk thua se KUR..!? Pa u zhdukur Berisha & berishizmi nga PD nuk ka lindur akoma Ai që do drejtoi PD sikurse opozitën në këtë vënd.Edhe 100 vjeç Sb e ke në PD sikur edhe me F.Nokën,Vokshin,Gazin,Kërriçin,Balliu,Salianin(babalen).. të jetë në SHQUP. Pa arrestimin e Sb & sekuestro pasurisë familjare të tij..nuk merret FRYMË ASKUSH TJETËR NË PD.Rasti OLLDASHI,etj.. ËSHTË SHUMË I HIDHUR NË PD.Pasi edhe Luli ëdhtë BASHFAJTOR ME SB NË 13 VITE SI KRYETAR I PD DEJURE..se defakto ka kën Sb TMERR I PD & I KOMBIT. -Dhe Luli ka vetëm një SHANC..TË AKUZOI SB SI URDHËR DHËNËS NË VRASJET NË 21 JANAR SI BP I SPAK+GJKKO..!Këtu merr fund Sb.!
Përgjigju