Mënyra se si Gazbardhi, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike për qarkun Elbasan dhe njëkohësisht sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie, kërkon të justifikojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është forma tipike e shkollës së Sali Berishën. Sado që të mundohen që të sjellin në atë parti element të ri, është e pamundur që kushdo qoftë prej tyre të shkëputet nga ajo shkollë misioni i së cilës është: “të vras natën e të qaj ditën”.
Njëra nga arsyet që Gazbardhi justifikon me mburrje vrasjen është se Grupi i Strukturuar Paramilitar i PD-së, i ngarkuar për “mbrojtjen e votës”, dyshonte se brenda një makine që lëvizte rrugëve të Elbasanit kishte karta identiteti të qytetarëve dhe vlera monetare me të cilat do të bliheshin votat. Gazbardhi tha gjithashtu se të tilla grupe nuk janë vetëm në Elbasan, po në çdo qark të Shqipërisë.
Ndonëse nuk kemi as letërnjoftime e as lekë të gjetura në vendin ku ndodhi vrasja, pyetja që lind vetvetiu është: Këto grupet e PD-së që janë për mbrojtjen e votës, si është e mundur që nuk kanë treguar vigjilencë e shkathtësi për të ndaluar dy rastet flagrante në Pukë dhe Vlorë, në të cilat janë kapur eksponentë të LSI-së me lekë dhe lista personash të cilëve do t’u jepeshin këto lekë?!
Po Gazbardhin, parimorin e madhin që paska marrë përsipër këtë ndërmarrje të madhe të “mbrojtjes së votës”, përse i ka iku gjuha e i është mbyllur goja duke mos folur asnjë fjalë për këto raste flagrante që vijnë prej LSI-së?
Standardi i dyfishtë i Gazbardhit, dhe PD-së në përgjithësi, duke mos u prononcuar për dy rastet e partnerit të tyre në koalicion dhe praktikisht e quajnë normale këtë gjë, kurse për raste që ata nuk i provojnë por vetëm i dyshojnë, për të cilën janë gati që të vrasin me gjakftohtësi, është tregues i qartë se halli i tyre nuk është shit-blerja e votës, por vetëm marrja e pushtetit më çdo lloj mënyre.
Që Gazbardhi do shpikë çdolloj alibie që ta justifikojë vrasjen që i mbeti në derë prej paramilitarëve të kontraktuar prej tij, kjo nuk ka nevojë për diskutim. Ajo që do kuptojmë është se pas kësaj, për të mbrojtur Gazbardhin, Partia Demokratike do tentojë të përsërisë precedentin “Basha” të 10 viteve më parë.
Pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2021, ku në bulevardin e Tiranës u vranë 4 protestues paqësorë, ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk ndjeu asnjë përgjegjësi, qoftë kjo edhe moralo-politike, për të dhënë dorëheqjen. Ai vijoi të qëndrojë në detyrë edhe pak muaj deri sa u afrua data e zgjedhjeve për pushtetin vendor.
Plani i Sali Berishës ishte i tillë që kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ta “amnistonte” atë dhe Lulzim Bashën me votë popullore për ato vrasje. Pra, kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës ishte një lloj mënyre për të përçuar mesazhin se populli nuk bën fajtor as qeverinë “Berisha”, e as ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.
Kushdo që i ka përjetuar ato zhvillime e kujton që për zgjedhjet e 8 majit 2011 në bashkinë Tiranë, u investua një shtet i tërë. Sali Berisha kishte për borxh që t’i humbte të gjitha bashkitë dhe komunat e Shqipërisë, përveç njërës, bashkinë e Tiranës. Edhe ajo përmbysje e fitores së Edi Ramës me 10 vota, ishte në funksion të një fitoreje me çdo kusht për Lulzim Bashën, pavarësisht pasojave.
Pas ngjarjes së Elbasanit, është e qartë që Partia Demokratike do të investohet fuqishëm për ta “amnistuar” Gazbardhin me votë popullore. Tashmë kjo parti ka për borxh që asnjë votë të mos shkojë për kandidatët e tjerë, përveçse për Gazbardhin. Duhet që ai të dalë kandidati më i votuar, jo vetëm brenda radhëve të demokratëve, por mundësisht i të gjithë kandidatëve të qarkut, pavarësisht se kujt partie i përkasin.
Prandaj 25 prilli ka një rëndësi shumë të madhe për qarkun Elbasan. Qytetarët e saj janë vënë përpara një provokimi të madh: T’i falin apo t’i ndëshkojnë me votë individë të importuar si Gazbardhi dhe grupi i tij paramilitar.
Më 25 prill qytetarët e nderuar të Elbasanit e kanë në dorën e tyre që të tregojnë me votë që qyteti i Normales është një qytet normal, që i refuzon kandidatët e dhunës.
Gazit i ben mire nje hu ne bythe
Përgjigju