Ekonomi

Përgjysmohet prodhimi i qershisë në Dvoran të Korçës, fermerët: 70 lekë për kg, nuk nxjerrim dot shpenzimet! Drejtori i Bujqësisë: Zgjidhje rritja e çmimit

11 Qershor 2021, 22:29| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 22:41

  • Share

Fermerët në Dvoran të Korçës jo vetëm që nuk kanë marrë sasinë e prodhimit të pritshëm të qershive për shkak të klimës jo të favorshme në kohën e lulëzimit të fruti, por edhe aq sa kanë marrë e shesin me çmime shumë të ulëta pasi nuk ka treg.

Një nga fshatrat më të njohur për prodhimin e qershisë, por ky vit për fermerët Dvoranit në Korçë ishte humbje. Prodhimi ra deri në masën 60 % krahasuar me vitin e kaluar.

Temperatura nën 0 gradë në kohën e lulëzimit të frutit janë faktori kryesor i dëmit, por fermerët ankohen dhe për çmimin e ulët në treg me 70 deri 100 lekë kg eqershisë.

 “ Mund të jetë rreth 60%-70% e prodhimit të vjetshëm. Ndërsa tjetra si variatet ka një ndryshim shumë të madh një humbje shumë të madhe. S’ke ç’bën janë gjëra të natyrës”, shprehet një fermer.

“Temperaturat e ulëta ndikuan shumë. Edhe ato -18 gradë që kaluam në periudhën shkurt-mars, por edhe ato në prill në lulëzim që pati një lëkundje tek -4 gradë , ajo ndikoi më keq. Lekë të humbura, edhe çmimi, megjithëse edhe tregu është shumë i dobët”, thotë një fermer tjetër.

Për këtë vit ata shpresojnë të nxjerrin koston e prodhimit pasi edhe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

 “Çmimi është i dobët, nuk është në nivelin e duhur. S’ka fuqi blerëse. Me shpenzimet që harxhojmë aty-aty. Por fitim shumë pak”, u shpreh një fermer.

Për Drejtorin e drejtorisë së Bujqësisë, Vullnet Gjolla e vetmja mënyrë për të rikuperuar humbjet tek fermerët është rritja e çmimit të qershisë në treg. 

 “Në momentin që shohim që kemi temperatura të ulëta, pasi siç e dimë temperaturat që dëmtojnë pemëtoret janë nga -3.8 gradë e lart. Të shpresojmë që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar. Shpresoj që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar ekonominë e familjeve fermere për shkak edhe të sasisë së limituar të ketë rritje. Konkretisht sot ky çmim sot është 80-100 lekë për kg. Shpresoj që çmimi i këtij produkti për të mos dëmtuar familjet fermere të mos dëmtohen”, tha drejtori Vullnet Gjolla.

Në këtë fshat janë rreth 90 hektar sipërfaqe toke të mbjella me frutin e qershisë. Por, e njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të ketij Qarku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urimi: 11/06/2021 22:54

    Rritet cmimi kur nuk ka shume prodhim por ka kerkese,jo kur eshte e kunderta o drejtor. Pika drejtorit per llogjiken ekonomike....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?