Foto ilustruese

Përhapja e variantit Omicron, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britani i kërkon ndihmë spitaleve private për përballimin e fluksit të pacientëve

10 Janar 2022, 12:19| Përditesimi: 10 Janar 2022, 12:25

  • Share

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë (NHS) ka kërkuar nga spitalet private që të pranojnë pacientë për trajtime kritike ku ata nuk mund të përballojnë dot presionin për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Kjo marrëveshje do t'i lejojë spitalet të dërgon më shumë pacientë në klinika private për të marrë trajtime shtesë dhe po ashtu klinikat do të ofrojnë ndihmë shtesë në spitalet shtetërore nëse ato përballen me mbingarkesë në shtrime dhe mungesë stafi.

Situata me pandeminë në Britani është kritike, teksa Sekretari i Strehimit, Michael Cove tha se vendi po shkon drejt një 'stuhie'.

“Ne po shkojmë drejt një situate, kemi disa javë të vështira përpara nesh”, tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?