Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota

Përhapja e variantit 'Omicron' të COVID, OBSH thirrje: Personat me probleme shëndetësore dhe ata mbi 60 vjeç të shmangin udhëtimet

30 Nëntor 2021, 22:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 22:30

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetit i ka bërë thirrje personave që kanë probleme me shëndetin të mos udhëtojnë, për shkak të variantit 'Omicron' të COVID. Në këtë kategori përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Sipas OBSH ndalimi përgjithshëm i udhëtimeve dhe izolimi i vendeve ku është identifikuar ky variant, nuk do të ishte zgjidhje.

"Ndalimet e përgjithshme të udhëtimit nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare të këtij varianti të COVID  dhe do të vendosin një barrë të rënd mbi mënyrën e jetesës së shumë personave. Përveç kësaj, ato mund të ndikojnë negativisht në përpjekjet globale të shëndetit gjatë një pandemie duke i dekurajuar vendet që të raportojnë dhe ndajnë të dhëna epidemiologjike dhe të renditjes", tha OBSH në deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se ishte "thellësisht i shqetësuar" për izolimin e Afrikës Jugore, duke shtuar se "njerëzit e Afrikës nuk mund të fajësohen për nivelin e ulët të vaksinimeve të disponueshme.

Më herët, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kishte ende shumë pikëpyetje  në lidhje me variantin Omicron, duke përfshirë transmetimin e tij, ashpërsinë e sëmundjes që mund të provokojë dhe efektivitetin e vaksinave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?