Perimet mbeten në sera, grumbulluesit fiksojnë çmimet! Fermeri nga Dimali: Kastravecat shiten me 100 lek/kg! Qeveria të luajë rolin e rregullatorit

2 Nëntor 2022, 18:48| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 19:09

  • Share

Me 8 dynym sera, Zambak Çela është ndër prodhuesit kryesor të perimeve e zarzavateve në Dimal. Punon bashkë me dy djemtë por nuk nxjerr fitime. Kostoja, tregon ai është rritur që nga çmimi i naftës e deri tek pesticidet.

“Kam 4 dynym sallator dhe 4 domate. Ky prodhim ka kosto, por nuk mund ta shes më shumë se 100 lek/kg”, tha Çela.

Çela shpreh shqetësim se tregtarët e shumicës, që kanë pikat e grumbullimit kërkojnë të blejnë kastravecin me 100-150 lek për kg, ç’ka nuk justifkon as shpenzimet e jo më mundin e gjithë familjes.

“Kjo është skandaloze! Grumbulluesi thotë sille dhe po u shit malli do marrësh lek, po nuk u shit asgjë. Po unë çfarë të bëj se kam harxhuar 4 milionë me këtë serë”, tha Çela.

Zambak Çela tregon se është bashkë me djemtë janë të detyruar të bëjnë punë sezonale në Greqi për të larë borxhet e serave në Shqipëri.

“Do iki me njërin djalë në Greqi për të larë borxhet që kam marr në dyqane për plehrat kimikë”, shton ai.

Apeli i tij shkon për qeverinë, e cila duhet të luajë rolin e rregullarit në treg dhe të ndalë abuzimin e grumbulluesve me çmimet.

Komento

Komente

  • cufi: 03/11/2022 11:23

    duhet krijuar nje magazine e madhe ne divjake,,qe te grumbulloje fruta-perime,,nga e gjithe zona dhe te kete mundesi te eksportoje ne poloni..ukraine,,rusi..serbi..ceki..gjermani,,,austri..etj...shteti duhet te nxjerre ne eksport prodhimin...po ashtu shteti te ule cmimit e urese...

    Përgjigju
  • Loni: 02/11/2022 22:17

    Do fitoje me shume grumbulluesi sesa prodhuesi!

    Përgjigju
  • Lui: 02/11/2022 21:52

    Qe keni te drejte ju fermeret e shkrete, kjo as nuk diskutohet. Dhe qe fitimi duhet te jete 2 me 1 duhet te jete padiskutim. Dmth 2 per fermerin apo fshatarin, dhe 1 per tregetarin. Vetem keshtu stimulohet prodhimi vendas. Por qe te realizohet kjo, e vetmja menyre eshte qe ju si fermere duhet te fiskalizoheni. Dmth duhet te leshoni nje fature zyrtare se ndryshe as shteti dhe askush nuk ju mbron dot. Sepse qe te kapi ate tregetarin shteti dhe t'i terheqi veshin, duhet te bazohet ne nje dokument qe ne kete rast eshte fatura. Dmth nese kosto e 1 kg trangull del 100, ju duhet ta shisni 300 me fature, tregetari duhet ta shese 400 me fature. Dhe nese e shet me shtrenjte shteti ka nje dokument ku bazohet abuzimi.

    Përgjigju
    • Lala: 02/11/2022 23:10

      Ke te drejt .mir e thua Po kujt ja this.FSHATARIT e me ket i vihet kapak.injoranca sjell kete gje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?