Alexey Navalny

Bota

Përkeqësohet gjendja e Navalny, dërgohet në seksionin e burgut me të sëmurë me tuberkuloz

6 Prill 2021, 08:16| Përditesimi: 6 Prill 2021, 08:20

  • Share

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexey Navalny është zhvendosur në një mjedis për të sëmurët brenda burgut, pas ankesave për kollë dhe temperaturë, njoftoi të hënën gazeta Izvestia.

Të hënën herët, Navalny tha përmes një postimi në Instagram se një i burgosur i tretë në seksionin e tij ishte dërguar në spital në dyshimet për tuberkuloz.

Në postimin e tij, zoti Navalny tha se mjekët e burgut e kishin diagnostikuar atë zyrtarisht me “kollë të rëndë” dhe temperaturë 38.1 gradë celsius, çfarë le të kuptohet për ethe të lehta.

44 vjeçari Navalny, kritiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, aktualisht është i burgosur në Koloninë e Korrektimit No 2, rreth 100 kilometra larg Moskës, që njihet si një nga burgjet më të ashpra në Rusi.

Zoti Navalny tha se në njësinë e tij gjenden 15 të burgosur, tre prej të cilëve të shtruar në spital nën dyshimet për tuberkuloz.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive me pasoja serioze që kryesisht prek mushkëritë dhe përhapet nga një njeri tek tjetri përmes ajrit, kryesisht përmes kollës dhe tështitjes.

Kjo sëmundje është zhdukur kryesisht në vendet e zhvilluara dhe sistemi i shëndoshë imunitar i një individi e lufton atë në mënyrë të suksesshme në shumicën e rasteve.

Në postimin e tij të hënën, zoti Navalny tha se të burgosurit në njësinë e tij vuanjnë nga kequshqyerja, me qull në dukje si balta dhe patate të ngrira. Aktulisht ai është në grevë urie me kërkesat për kushte më të mira.

Kequshqyerja dhe humbja e peshës shkatërrojnë aftësitë e sistemit imunitar për të luftuar turbekulozin.

Më parë, zoti Navalny ishte ankuar për dhimbje akute shpine dhe këmbësh, dhe se rojet nuk e lejonin të flinte. Kohët e fundit ai kritikoi njoftimet e medias shtetërore se ai kishte kushte të rehatshme në burg.

Ai ftoi gazetarët e medias shtetërore që të kalonin natën në burgun e tij me të dënuarit e qelisë së infektuar nga turberkulozi.

Policia ruse e arrestoi zotin Navalny në janar, pas kthimit të tij nga Gjermania, nën akuzat e shkeljes së lirimit me kusht, çfarë shkaktoi protesta në shkallë të gjerë.

Luftëtari kundër korrupsionit ishte duke e marrë veten në Berlin për disa muaj pas helmimit me një agjent nervor të shkallës ushtarake.

Zoti Navalny ka akuzuar agjentë të Sherbimit Federal të Sigurisë së Rusisë për përpjekje për ta varë me helm.

Një gjykatë moskovite në shkurt e shpalli fajtor për shkelje të rregullores për lirimin me kusht lidhur me një çështje të mëparshme për përvetësim e cila u konsiderua gjerësisht si e motivuar politikisht.

Dënimi i tij 3.5 vjet heqje lirie, i pezulluar me kusht, u shndërrua me burgim, megjithëse gjykata e uli afatin në 2.5 vjet për kohën e kryer tashmë në paraburgim.

Burgosja e zotit Navalny ka shkaktuar një kritikë të gjerë ndërkombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kërkuar lirimin e tij pa kushte. Këto vende janë zotuar të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës autorët e helmimit të tij./VOA

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?