Sociale

Përkeqësohet moti, pezullohet lundrimi nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas

25 Nëntor 2021, 22:33| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 22:35

  • Share

DURRËS- Përkeqësimi i motit ka sjell ndalimin e lundrimeve në Portin e Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Ky njoftim është bërë me dije nga Autroriteti Portal i Durrësit, ndërsa në varësi të kushteve të motit, pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme.

 “Njoftojmë të gjithë pasagjerët që  kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas.

Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave të udhëtarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?