Më 27 tetor të vitit 1998 u vra në urën e Mifolit, Oltjon Sulovari. Një i ri nga Elbasani që ndihmoi forcat e policisë por u qëllua për vdekje nga banda kriminale.
Në vitin 2003 Oltjon Sulovari është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Sot pas 25 vitesh, nëna e tij, Lumturi Sulovari e kujton me dhimbje e lot në sy ngjarjen e kobshme.
“Ishim të gjithë në greqi, kur e morëm vesh nga televizori. Erdhem me shpresën se do e gjenim gjallë, por nuk mbijetoi. (qan) Bandat e Sali Berishës poshtë urës. Ndërhyrja e Shpejtë e Vlorës me djalin u vunë në ndjekje të bandave por e qëlluan. Djali nuk ishte polic, erdhi nga Greqia dy javë me leje, dhe atë ditë shkonte në Vlorë për punët e tia. E ndalon policia dhe i lutet që të hipin në makinën e tij. Ai ndihmoi policinë për të kapur bandat dhe u vra”
Ceremonia përkujtimore në nder të dëshmorit të atdheut, Oljton Sulovari u zhvillua në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Elbasanit, ku u vendosen kurora më lule.
Më tej ceremonia vazhdoi në universitetin Aleksandër Xhuvani ku referoi, drejtori i Policisë së Elbasanit dhe Kryetarja e Shoqatës së Dëshmorëve.
Në vitin 1998, kur vendi ishte nën pushtetin e bandave policët u sulmuan nga dy persona të maskuar. Të ndodhur pa makinë, ata ndaluan në rrugë Oltjon Sulovarin që udhëtonte nga Elbasani në Vlorë. 24-vjecari pranon të marrë në makinën e tij policët dhe vihet në ndjekje të banditëve, por mbetet pajete nga bershëria e plumbave.