Shumë godina të institucioneve në Korçë, si biblioteka, kinemaja, liceu e spitali janë ndërtuar nga Thoma Turtulli dhe familja e tij në vitet 1927-1937. Në nder të filantropit të madh u mbaj në Korcë një aktivitet përkujtimor.
Thoma Turtulli, filantropi i cili i dhuroi qytetit të Korçës, në vitet 1927-1937, një sërë godinash; si biblioteka, kinemaja, liceu, spitali dhe jetimorja është përkujtuar nga pedagogë e studiues të Universitetit të Korçës.
Dekania e fakultetit të Shkencave Natyrore e Humare theksoi se Turtulli ishte simbol i qytetarisë korçare.
“Ishte simbol i mençurisë, dashurisë dhe bamirësisë. Njeri i madh me shpirt të jashtëzakonshëm. Ndaj ne e kujtojmë sot sepse ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së shoqërisë. Sonela Stillo Dekane e Shkencave Natyrore dhe Humane.
Familja Turtulli ishte një prej familjeve më të njohura tregtare në Korçë, por asnjëhere nuk është vlerësuar për kontributin e madh.
“Dëshira e tij ishte që liceut ti vendoset emri i gruas së Athina Turtulli, por nuk u mor në konsideratë nga ish-dekani Gjergji Mero”, u shpreh Aleko Qiriçi, mbesa e Thoma Turtullit.
Në aktivitet u shfaq dokumentari për jetën e Thoma Turtullit, referuan pedagogë dhe zyrtarë lokalë.