Përleshje e dhunshme me armë zjarri mes bandës kriminale dhe banorëve në një qytet të Meksikës, 11 të vdekur

9 Dhjetor 2023, 08:01| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 08:15

  • Share

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale dhe disa banorëve, ka lënë të vdekur 11 persona në Meksikë në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës, njoftuan të premten zyrtarët e sigurisë.

Policia e Shtetit tha se tetë nga të vdekurit ishin anëtarë të bandës kriminale, ndërsa tre ishin banorë të komunitetit. Policia nuk e identifikoi bandën, por karteli i dhunshëm i drogës Familia Michoacana ka qenë mbizotërues në atë zonë për një dekadë.​

Policia e Shtetit po punonte me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin, thuhej në deklaratë.

Një video e shpërndarë në mediat sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa dhjetëra personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?