Kronikë

Përmbyset zetori në Çermë, plagoset gjyshi me nipin dhe mbesën! 10-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

16 Tetor 2021, 15:55| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 16:14

  • Share

LUSHNJË- Teksa gjyshi po udhëtonte me nipin dhe mbesën e tij, zetori është përmbysur e për pasojë kanë mbetur të tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Çermë të Lushnjës, por plagët e vogëlushes 10 vjeçare rezultuan më të rënda, prandaj ka qenë i nevojshëm transportimi i saj në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nipi është 8 vjeç, ndërsa gjyshi i tij është identifikuar si Xhevair Allkaj.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?