Është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave, ndërsa nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë Robert Skëndaj.
I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë.
"Ju kërkojmë ndjesë banorëve pasi me natyrë nuk bëjmë dot garë, por të paktën në jemi në eficencë të plotë me ato kapacitete që kemi të menaxhojmë situatën
Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion.Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta,u tha në takim.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
S.G//ReportTv.al