Foto ilustruese

Përmet, asgjësohen mbi një mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy kultivues, njëri i huaj/ Detaje

31 Korrik 2018, 16:18| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 17:36

  • Share

PËRMET-Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Frashër ka asgjësuar disa parcela me kanabis. Sipas burimeve të Report Tv nga policia e Gjirokastrës janë asgjësuar mbi një mijë rrënjë bimë narkotike kanabis.

Ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy persona. Report Tv mëson se njëri prej dy të arrestuarve është i huaj me precedent penal, ndërsa dyshohet se është nga Italia.

E ndërsa i arrestuari tjetër nga Përmeti është kultivuesi, burimet e para nga policia pohojnë se italiani do ta trafikonte lëndën narkotike përtej Adriatikut.

Policia arriti që të realizonte operacionin pas të dhënave në rrugë operative dhe ndjekjes prej 3 javësh, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?