Përmet, policia i gjen thesin me kanabis jashtë banesës, arratiset pronari

29 Korrik 2019, 10:11| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 10:12

  • Share

PERMET-Një personi i është gjetur një thes me kanabis dhe disa fara të lëndës narkotike jashtë banesës. Banesa në fshatin Kreshovë të Përmetit është në pronësi të Ismail Kotorrit.

Autori nuk gjendej në shtëpi në momentin e gjetjes së lëndëve narkotike. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë së Përmetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?