Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë! Asnjë viktimë për të tretën ditë radhazi, shënohen 10 raste të reja në 24 orët e fundit

17 Tetor 2021, 15:17| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 15:19

  • Share

KOSOVË- Për të tretën ditë radhazi asnjë në Kosovë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Teksa bota po përjeton një valë të re të COVID-19 pas shfaqjes së varianti delta, në Kosovë duke se gjendja epidemiologjike është stabilizuar.

 Në total numri i rasteve aktive është 673, ndërsa gjatë 24 orë kanë fituar betejën me virusin 56 persona.

Numri total i infektimeve nga COVID-19 është 160,530, ndërsa ai i viktimave ka shkuar 2,973 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?