Foto ilustruese

Përndiqte 19 vjeçaren, arrestohet 27 vjeçari në Këlcyrë

19 Maj 2018, 13:14| Përditesimi: 19 Maj 2018, 13:15

  • Share

Policia ka vënë në pranga një burrë i cili në mënyrë të përsëritur ka shqetësuar një vajzë 19 vjeçre në rrethin e Përmetit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermal Kalemi, 27 vjeç, banues në Këlcyrë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ndjekur, fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike e verbale, si dhe nëpërmjet thirrjeve telefonike, shtetasen R.K 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme, për veprën penale " Ndërhyrje të padrejta në jetën private" Neni 121/a i Kodit Penal.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?