Foto ilustruese

Tiranë/ Përndiqte ish bashkëshorten dhe kërcënonte me mesazhe djalin e mitur, arrestohet 34-vjeçari

20 Qershor, 13:50| Përditesimi: 20 Qershor, 13:55

  • Share

TIRANË-Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se përndiqte ish-bashkëshorten e tij dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur”,informoi sot  policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?