Kronikë

Përndiqte prej 4 vitesh një grua, arrestohet 47-vjeçari nga Kruja

9 Maj 2021, 10:12| Përditesimi: 9 Maj 2021, 10:16

  • Share

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi prej 4 vitesh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua E.Q. Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku pas denoncimit të E.Q, policia ka arrestuar 47-vjeçarin L.T., banues në Krujë.

47-vjeçari ka përndjekur gruan, e cila prej 4 vitesh ndihej e intimiduar dhe e frikësuar prej tij. Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimin.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T.,  47 vjeç,  banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme", thuhet në njoftimin e policisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?