Përpjekja e Ilir Metës për të politizuar KLGJ-në

12 Maj 2020, 21:44| Përditesimi: 12 Maj 2020, 21:46

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të s’mbrapsë presionet politike që vijnë nga jashtë, sidomos ato që tentojnë të ndikojnë në vendimarrjen e tyre. Ambasadorja Kim i bëri këto komente sot në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, duke u fokusuar konkretisht tek rasti Dvorani dhe tek nevoja që presionet nga jashtë të injorohen.

Rasti Dvorani dhe presionet nga jashtë mbi  KLGJ për këtë rast, i adresohen presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ka një betejë gati një vjeçare kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Rasti i javës së shkuar, kur Ilir Meta i kërkoi KLGJ të interpretonte mandatin e tij, ishte një presion i hapur politik mbi punën e atij institucioni, në një përpjekje për t’iu imponuar KLGJ-së, si “i pari i vendit”.

Komentet e ambasadores Kim, të cilat synojnë forcimin e autoritetit të KLGJ-së në vendimarrjen e saj, janë një përpjekje për të mbrojtur institucionet e drejtësisë nga presioni politik në vendimarrjen e tyre.

Paradoksi i presidentit, është se ai sillet me institucionet e dala nga reforma për drejtësi, sikur janë institucione në varësi të tij dhe që duhet t’i kthejnë atij përgjigje për shqetësimet që ka, lidhur me drejtësinë.

Në të vërtetë, ndryshimi i këtyre institucioneve të reja, është se ato jo vetëm nuk kanë varësi, por as detyrim të ndikohen nga kërkesa politike, siç ishte rasti i kërkesës së Ilir Metës për gjyqtarin Dvorani.

Mbarimi apo jo i mandatit të Dvoranit është kompetencë e KLGJ. Ata duhet ta marrin atë vendim “Po”, ose “Jo”, por jo se tha presidenti, apo ua kërkoi ai.

Fakti që Ilir Meta ua ka kërkuar ta shkarkojnë, dëmton rëndë dhe paragjykon vendimin e tyre, sikur të vendosin që Dvorani duhet të largohet, meqë i ka mbaruar mandati si gjyqtar.

Nga ana tjetër Ilir Meta është personaliteti politik shqiptar më i afishuari hapur kundër “Reformës në Drejtësi” dhe një sfidues i hapur i saj.

Fakti që nga një anë ai refuzon Reformën në Drejtësi dhe përpiqet ta minojë atë, dhe nga ana tjetër tenton t’u imponohet institucioneve të dala nga kjo reformë si “president”, është një akt malinj, që tenton të shkatërrojë autoritetin e këtyre institucioneve. Ai e bën këtë për të politizuar vendimet e KLGJ dhe për t’i paragjykuar ata për çfarëdo vendimi që të marrin.

Nëse ata tani vendosin që Dvorani të mbarojë mandatin, Ilir Meta, por dhe opinioni publik, do ta konsiderojnë si “pushtet”” të tij mbi KLD-së kundër vijës së SHBA apo BE, për këtë çështje.

Nëse vendosin që Dvorani të qëndrojë, duke injoruar kërkesën e Ilir Metës, po ashtu do të duket si betejë politike me Ilir Metën dhe do t’i japë shans debateve politike në këtë drejtim.

Pra Ilir Meta ndërhyri në këtë proces për t’i kompleksuar dhe paragjykuar anëtarët e KLGj-së. Ndaj reagimi i sotëm i ambasadores së SHBA ka shumë rëndësi, sidomos kur flet që duhen “mbajtur larg faktorët e jashtëm”, të cilët janë “po ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi”. Emrat i dinë vetë.

Komento

Komente

  • edi: 14/05/2020 13:13

    bravo prsidenti Komunist Meta Hap mbas hapi do ta gjejshe te drejten e Kushtetutes qe mbron Komuniste Dhe je shume afer tek SPAK O SKENDERBEU SPURDHJAK

    Përgjigju
  • O tej: 13/05/2020 16:42

    President leshi

    Përgjigju
  • KLGJ: 13/05/2020 00:02

    Po cfare do ky presidenti i zgjedhur me50% +1 te parlamentit 2017 me profesion agjent shitje-blerje me bllok ne dore, te drejtoje gjithe kokat e drejtesise, kush ja ngre pendet ketij ai hajduti dervishi qe e ka sorollop,u shpelafte mortja ju nga skrapari,90% ne ate zone me falni,por jane pa nivel edhe pse nje pjese e mire kane mbaruar universitetin ufo e kristal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?