Fleta e Votimit

Opinion

Përpjekje për të rrezikuar ditën e zgjedhjeve

1 Prill 2021, 20:18| Përditesimi: 1 Prill 2021, 20:27

  • Share

Komisioneri shtetëror për zgjedhjet prezantoi sot një fletë votimi të pazakontë për nga përmasat dhe komplikimi për të votuar, si një vendim të tij, pasi Komisioni Rregullator ja la atij si kopetencë. Mbi gjysëm metri e gjatë dhe me një dizajn të ngatërruar, fleta e votimit është tërësisht në kundërshtim me frymën e  Kodit Elektoral, i cili shprehet që fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë dhe e qartë për tu kuptuar nga votuesi.

Mbrojtës i këtij varianti të fletës së votimit, që të përfshijë emrat e kandidatëve në fletë, është Partia Dmeokratike, por për ironi të fatit, ajo e ka ankimuar vendimin se “nuk e do për së gjeri, por për së gjati”.

Partia Socialiste e ka ankimuar po ashtu vendimin, por për një çështje thelbësore, duke kërkuar një flet votimi të thjeshtë dhe të qartë për votuesin, duke përdorur numrat e kandidatëve në fletë dhe emrat e tyre ndërkohë mund të afishohen në dhomën e fshehtë të qendrës së votimit.

Por problemi është më i gjerë se kaq.

Ankimimet dhe vendimet në kufirin kritik të rrezikimit të zgjedhjeve, kanë nevojë për shpjëgime, nëse janë strategji apo paaftësi.

Fjala vjen, tipi i fletës së votimit mund të ishte konsumuar si debat edhe tre javë më parë, qyshkurse u rregjsitruan partitë, pasi nuk prishte asgjë. Numuri i kandidatëve nuk ka të bëj me tipin e fletës së votimit, nëse do të jenë me numura ose me emra. Nëse kjo çështje do ishte zgjidhur, tani nuk do hynim në një faze kritike, për të kapur datën e zgjedhjeve.

Po aq tinzar është ankimi i Partisë Demokratike për logon e “Bindjes Demokratike” se ka ngjashmëri në logo me PD.

“Bindja Demokratike” ka dy vjet që është krijuar, e ka atë logo të deklaruar në gjykatë, e ka pasur në vende publike, ka marrë pjesë me të në zgjedhje dhe aq më tepër është rregjistruar në zgjedhje prej një muaji.

Ankimimi në minutat e fundit nga PD, përveçse është i padrejt është dhe tinzar, pasi kërkon, ose të shkel me këmb një parti të vogël përmes Kryekomisionerit, duke i hequr logon e rregjistruar në Gjykatë, ose të zgjas procesin e ankimimit të saj, me qëllim që të sabotoj ditën e zgjedhjeve.

Ankimet e sotme, janë çështje që mund të ishin konsumuar qysh ditën e parë të nisjes së fushatës zyrtare, si nga Komisioneri i Zgjedhjeve, ashtu dhe nga PD në rastin e logos së “Bindjes Demokratike”. Për këtë shkak nëse kjo nuk është paaftësi e KQZ, ngjan më shumë si një plan për të bërë lëmsh ditën e zgjedhjeve, se sa si një proces, ku palët kërkojnë të drejtat e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?