Foto ilustruese

Kronikë

Përplasen dy motorë në Sarandë, në gjendje të rëndë një 12-vjeçar

20 Nëntor 2021, 10:06| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 10:58

  • Share

Një aksident ka ndodhur në fshatin Xarë në bashkinë e Konispolit në Sarandë, ku janë përfshirë dy motomjete. Sipas policisë motorët drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

‘Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë  përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi  A.B.,27 vjeç dhe  nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?