Përplasja/ Dvorani i shpjegon KLGJ-së arsyet pse do të qëndrojë në detyrë: Meta s'ka tagër të merret me mandatin tim (Ekskluzive-Letra e plotë)

4 Maj 2020, 16:06| Përditesimi: 4 Maj 2020, 18:26

  • Share

TIRANE-Ndërhyrje në punët e drejtësisë e cilëson kreu i KED-së njëherësh i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani kërkesën e presidentit Meta drejtuar KLGJ për mandatin e tij. ReportTv ka mësuar se pak para mbylljes së orarit zyrtar këtë të hënë Dvorani ka dhënë argumentet e tij duke thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit të tij.

"Presidenti nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatin tim. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi" thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit.

Sipas Dvoranit as Sokol Sadushi, as Ervin Pule dhe Ilir Panda nuk janë pasuesit e tij ç'ka do të sillte lirimin e postit pasi mandati i ka përfunduar. E më tej shton ai si takon KLGj-së të merret me mandatin e tij pasi s'ka tagër.

Më herët ishte presidenti Ilir Meta që i kërkoi KLGJ të shprehet për mandatin e përfunduar të Dvoranit si gjyqtar, i cili njëherazi është edhe kreu KED.

Për këtë cështje komisioni i karrierës në KLGJ përgatiti relacionin i cili do të votohet në mbledhjen e mesditës së të martës më 5 Maj 2020, ku thuhet se mandati i Dvoranit ka mbaruar por nuk është zgjedhur pasuesi.

Po ashtu në këtë relacion thuhet se potencialisht mund të zëvendësohet Dvorani, por kjo vendimmarrje i takon KLGJ. Mbledhja e nesërme pritet të mbahet në kushtet e pandemisë pa praninë e medias, ndërsa kjo është një ndër cështjet më me interes që do të shqyrtojë KLGj që nga krijimi i saj.

(Kliko ketu per te lexuar letren e plote te Ardian Dvoranit)

Komento

Komente

  • koli: 04/05/2020 17:07

    IK o ilir, ik mor shkerdhate ,,,lere te qete dvoranin,,,,apo do te kalbesh ne burg....megjithese e ke bere hak me kohe….

    Përgjigju
  • Taku: 04/05/2020 16:54

    Like Floriri eshte nje kryekriminel me damke dhe pjese e nje mafie te strukturuar te narkotrafikut nderkombetar, te grabitjes se pasurive kombetare te Shqiperise, te vjedhjes se fondeve publike pasuri e Shqiptareve, nje vrares qe urdheron vrasje me qetesi dhe dashuri... Mjafton te kujtoni, rastesisht del ky njeri ne foto me familjen kriminale Hajraj qe trafikon Droge ne Angl, ne vendin ku studiojne femijet budallenj te likes dhe ku ka transferuar para ne e vjedhur Shqiptareve... Ku e ka vrare dhe zhdikur Eduart Belegung, krahun e tij te djathte ne krimet e vjedhjes , nje nga financuesit kryesor te leshe Lise. U zhduk sapo erdhi likja ne pushtet... Po Alton rrapon kryekriminel dhe narkotrafikant i ekstraduar ne Amerika pse e kishte emeruar Sekretär te pergjithshem te ministrise se jashtme... Po me Dritan Priftin Perser u prish... Si ndodhin keto gjera , rastesisht !? Pse i dalin kunder shume njerez te afert me te cilet ai vjedh ?! A mos valle Jane vetem ato te keqinj apo eshte likja kryekriminel ... Zhdukeni kete qelbesire sa me pare se eshte me i keq se Korona...

    Përgjigju
  • O tej: 04/05/2020 16:20

    Meta dka tager te meret me ty por ka tager te meret me ket temin

    Përgjigju
  • Loran: 04/05/2020 16:18

    Ore esht ne terezi ky Dvorani apo sesht a ka shtet ktu cdo methen rri ne detyrbasi ka mbaru mandati ahahahahahhaa hajde mendje hajde

    Përgjigju
    • Emigranti: 04/05/2020 17:33

      Ashtu siç po rri ne detyre Voltana ne Shkoder edhe pse i ka mbaruar mandati dhe Meta nuk shpall zgjedhje per Bashkine Shkoder..,,

  • Uku Momlit: 04/05/2020 16:14

    Mesazhi i Dvoranit eshte mesazhi amerikan jo vetem per likeleshin por edhe per kryeministrin e perkoheshem we po kerkon falje 4D.

    Përgjigju
    • Qukapiku: 04/05/2020 22:02

      Po I pelqen dvoranit kolltuku.

    • Xhuxhumaku: 04/05/2020 17:13

      Neser do shifet o Uk, a eshte mesazhi i americaneve mesahi i nje ish hetuesi qe i ka mbaruar mnadi ka 6 vjet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?