Përplasja me aleatët, Rama:
Nuk jemi parti e vogël

13 Prill 2012, 14:25| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar pas kritikave të socialdemokratit Skëndër Gjinushi, për vendimet e marra në krye të PS.
Rama nëpërmjet deklaratës në Twitter, e cilëson të gabuar qëndrimin e Gjinushit, ndërsa siguron se për reformën zgjedhore, ashtu si aleatët edhe PS mbështet ndryshimet.
“Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël. PS kërkon njëzeri me aleatët ndryshim në sistemin zgjedhor.Po kjo s'bëhet dot as pa konsensusin e palës tjeter, as duke akuzuar kot PS!”, shkruan Rama.

Në një konferencë për shtyp, kreu i PSD deklaroi se Rama gaboi në vendimin për kthyer në Kuvend deputetët e opozitës. Sipas të majtët, PS i është nënshtruar diktatit të mazhorancës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?