Përplasja me Koçin për 'Butrintin', deputetja Ina Zhupa: Thanë do sabotojnë seancën me ekspertët, kanë frikë të ballafaqohen! Administrimi i pasurive kulturore të bëhet nga shteti

11 Maj 2022, 14:16| Përditesimi: 11 Maj 2022, 14:56

  • Share

Deputetja e PD, Ina Zhupa pati përplasje me Petro Koçin për "Butrintin" në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pas mbledhjes foli para mediave duke thënë se Koçi i bëri me dije se do të dështojnë mbledhjen pasi PD ka kërkuar që të marrin pjesë në Komision për të dhënë komentin e tyre për Parkun Kombëtar të Butrintit.

"Sipas rregullores së parlamentit, Komisioni ka detyrimin për ta zhvilluar këtë seancë. Sot në mbledhjen e Komisionit, Petro Koçi tha se do e sabotojmë seancë që keni kërkuar. Më 17 maj që është dhe dita e ekzekutimit të Teatrit Kombëtar. Ata thanë se nuk do të paraqitemi për t'ju dështuar mbledhjen. Ata ndoshta nga frika dhe turpi do vazhdojnë të mos ballafaqohen me ekspertët, ne do e kryejmë në seancën dëgjimore që do të vijnë në komision dhe asnjë çështje tjetër e rendit të ditës nuk mund të jetë para kësaj kur e kërkojnë 7 deputetë", tha Zhupa.

Ina Zhupa ka hedhur vazhdimisht akuza mbi Ministrinë e Kulturës, duke thënë se koncesioni i Butrintit, siç e quan ajo ka për qëllim vetëm fitimin. Sipas saj, nuk është marrë as aprovimi i UNESCO-s, ndërsa ministrja e Kulturës Elva Margariti ka thënë se nuk është një koncesion, por një formë administrimi i një pasurie kulturore.

Ndër të tjera, Zhupa tha kërkon se ndryshim të neneve 171 dhe 172 të ligjit 2018 për Trashëgiminë Kulturore për menaxhimin nga privati. Ajo kërkon që administrimi i pasurive të trashëgimisë kulturore të menaxhohen nga shteti.

"Një çështje tjetër që dua të njoftoj. Bëhet fjalë dhe për një propozim për ligjin e trashëgimisë kulturore të miratuar në 2018, me të cilën qeveria i ka hapur rrugën me 74 vota të miratuara dhënien e pasurive kulturore tek privati. Dy nene të cilat japin mundësi që një privat të menaxhojë pasurinë tonë kombëtare, sot Butrinti, nesër Kalaja e Gjirokastrës, Beratit, të ndalohen dhe t'i kthehemi asaj që përcakton Konventa e Parisit. Administrimi i pasurive kulturore duhet të bëhet nga shteti. Uroj dhe besoj që jo vetëm do ketë mbështetje nga kolegët e opozitës, por edhe elementë nga mazhoranca që dhe në diskutimet në komisione e kanë shprehur si absurde dhënien me koncesion. Do jetë betejë që do të vijojë hap pas hapi, ka hapa të tjerë që merren nëse e miratojnë si ligj", tha Zhupa.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?