Përplasja në PD, Gështenja: Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar! Procesi zgjedhor për kryetar i njëanshëm! Basha po përdor të njëjtën gjuhë si Berisha

27 Korrik 2023, 13:23| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 14:03

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha në një intervistë për Report Tv se sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, e se ai vetë do të marrë pjesë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu tha se Këshilli Kombëtar do të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet për kryetar të PD-së që pritet që pritet të mbahen të shtunën, nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Për Gështenjën, nuk ka qenë aspak problem halli i kryetarit në PD, pasi kryetar ato kanë pasur për gjithë këto vite, por sërish kanë mbetur në opozitë. Sipas Gështenjës problem është fakti se po zhvillohet një proces i njëanshëm, i ngjashëm me atë që organizoi vetë Sali Berisha. Gështenja thotë se të shtunën më 29 korrik, nuk ka zgjedhje, por emërim.

‘Këshilli Kombëtar të mblidhet sot në orën 7. Vendimit duhet t’ja lëmë këshillit Kombëtar. Vendimmarrjen duhet ta ketë Këshilli Kombëtar. Lidhur me vendimmarrjen duhet të presim deri në orën 20:00. Do të kemi një vendimmarrje sot të këshillit kombëtar. Nuk është se ju drejtuam unë dhe Nallbati por janë 267 anëtar të këshillit kombëtar që i kemi kërkuar Bardhit që të ndiqet rruga statuore për zgjedhjet që duhet të mbahen me datën 29 korrik. Ne nuk mund të lëmë në hije atë që ndodh sot brenda PS-së. Duke marrë shkas tek ajo që po ndodh sot tek afera e incenratorëve. Në do të vazhdojmë që të trajtojmë edhe sot situatën brenda PD-së, por ajo që ne kërkojmë edhe grupi parlamentar, ne kërkojmë mos të kemi proces të njëanshëm, apo përjashtime të anëtarësisë ne do të duhet që të bëjmë një proces të rregullt.

Të kemi një model ne vet të tregojmë si do t’i jepet zgjidhje. PD duhet të bëjë një proces real zgjidhje brenda saj duke përcaktuar qartë se kush do të votojë. Po bëhet e njëjta gjë si me Berishën, po bëhet një proces i njëanshëm. Nëse ne duam të vijmë në pushtet, te jemi një parti e vogël në minorancë. Qëllimi është që ne të jemi parti alternativë nesër. Duhet të ketë një proces real. Procesi vijon nga poshtë. Ne duhet të dimë se kush janë anëtarët. Nuk besoj se PD problemin më të madh ka kryetarin, pasi ka pasur kryetar për kaq vite dhe vazhdon që të jetë në opozitë. Problemi është që PD duhet të hapet, duhet të ftojmë njerëz të rinj.’- tha Gështenja.

Gështenja u shpreh se nëse Partia Demokratike vijon me këtë lloj mënyrë duke u sharë me njëri-tjetrin do të jetë e destinuar që të shkatërrohet apo të mbesë përjetë në opozitë.

‘Kjo nuk është rruga e duhur për partinë. S’mund të bëjmë gjasme sikur po bëjmë një proces. Duhet të kemi zgjedhje dhe jo emërim. Nëse vazhdojmë kështu, PD do të jetë përjetë në opozitë. Duhet të marrë fund modeli i përjashtimit të anëtarëve në partia. Duhet të kemi një unifikim me njëri-tjetrin. Nëse do të kemi këtë krizë, kjo parti do të jetë e destinuar që të shkatërrohet.ne duhet të bëjmë opozitë me Edi Ramën dhe jo me njëri tjetrin.’- tha Gështenja.

Megjithëse Komisioni i Etikës shfuqizoi vendimin e Gazment Bardhit për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ky i fundit rikonfimoi se mbledhja do të mbahet siç ishte thirrur. Bardhi ka thënë se kjo gënjeshtër publike nga Kryesia nuk vjen vetëm për një karrige (post) brenda selisë blu, po për hallet personale të Lulzim Bashës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saliu: 27/07/2023 15:31

    Bashën se ka frikë njeri, nuk bëhet dot si Saliu që vrau 4 për Bashën.

    Përgjigju
  • Mario: 27/07/2023 14:09

    ky Gazi si shites vulash me duket, bli lire dhe shit me interes por pa fature karrusel apo kacurrel tatimesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?