Luan Rama

Përplasja për zgjedhjet/ Basha ‘tradhton’ LSI, s’pranon korrektimin e votave

9 Tetor 2018, 07:41| Përditesimi: 9 Tetor 2018, 07:43

  • Share

Një nga kërkesat kryesore, të përsëritura në kohë dhe të shumëdebatuara të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive të tjera të ashtuquajtura të vogla, nuk është përfshirë në platformën e prezantuar dje nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për ‘çlirimin e zgjedhjeve’. Bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke aplikuar korrektimin kombëtar të votave, propozim i cili parashikon rritjen e përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar në të njëjtën kohë pozitat e dy partive të mëdha. Elementi i korrektimit kombëtar është kërkuar nga krerët e partive të vogla, si kusht për të garantuar barazinë e votës dhe një përfaqësim sa më të drejtë në Kuvend. Korrektimin kombëtar parashikon që votat e parive të vogla nuk shkojnë për të dy partitë e mëdha, por mblidhen në të gjitha zonat dhe prodhojnë mandat. Me sistemin aktual, nëse një parti ka vetëm një votë më pak se sa numri i domosdoshëm për të prodhuar një mandat, të gjitha votat shkojnë për partinë e madhe në koalicion ose për partinë që merr më shumë vota. Një propozim i tillë nuk figuron në platformën e PD, ndonëse kjo e fundit ka shpallur aleancën me LSI dhe PDIU.

Kërkesa e LSI
Ndryshimi i sistemit zgjedhor për garantuar barazinë e votës është një kërkesë e hershme e LSI. “Sistemi zgjedhor shqiptar kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme, vota peshon ndryshe”, ka pohuar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili disa muaj më parë. Ndërkaq, ditën e djeshme, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, tha se reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës. “Kjo do të thotë se do të na duhet një përmbysje e madhe, për të ndërtuar një sistem të ri politik, që lind dhe ngrihet prej një sistemi zgjedhor përfaqësues, të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë. Pra reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës, pavarësisht se ku voton apo për kë voton. Sistemi politik në vend është i kalbur dhe kërkon reformë të thellë. Kjo reformë e sistemit politik fillon nga zgjedhjet”, pohoi Luan Rama.

Përgjigja e Bashës
Kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh dje se nuk koha për të diskutuar për ndryshimin e sistemit. Sipas Bashës, pasi të zgjidhjen çështjet e tjera parashtruara përmes platformës, mund të hapet diskutimi për sistemin. “Vetëm pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin. Mendimet e mia dihen publikisht, dihet që janë mendimet e mia dhe duhet t’i nënshtrohen një konsultimi në radhë të parë brenda partisë time, aleancës opozitare dhe natyrisht të gjithë faktorëve qytetare, organizate, medias, botës akademike. Qëndrimi im personal është që për çfarëdo sistemi të shkojmë maxhoritar, proporcional, proporcional kombëtar duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve. Reduktim i numrit të deputetëve me 100? Pse jo. Është përfaqësues dhe redukton shpenzime të panevojshme të cilat mund të kthehen në investime për shkolla, spitale, rrugë, etj. Parlamenti me dy dhoma, për një kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve. Të gjitha propozimet të hapura për diskutim, jo sot. Sot vëmendja e të gjithëve ne duhet të jetë te çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, nga shitblerja e votës dhe nga kapja shtetërore”, tha Basha.

Komento

Komente

  • Populli: 09/10/2018 15:05

    Ka tre dite qe u ka ikur zeri ketyre babaleve te LSI,ajo debilja me cizme qe eshte ngrefosur ca si teper,ka tre dite qe hesht,turpi ju mbulofte bashke me Lul kryemashtruesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?