Foto ilustruese

Përplasje mes grupeve shqiptare për trafikun e drogës në Francë, rivalët inskenojnë aksident dhe rrëmbejnë të riun shqiptar

20 Janar 2022, 21:44| Përditesimi: 20 Janar 2022, 21:46

  • Share

FRANCË- Një 22-vjeçar shqiptar rezulton i humbur në Francë, ndërsa dyshimet paraprake janë se ai është rrëmbyer për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Përplasja për prishjen e pazareve mes grupeve kriminale ka bërë që rivalët e 22-vjeçarit të inskenojnë një aksident dhe ta rrëmbejnë atë.

Ngjarja rezulton të ketë ndodhur dy ditë më parë në Riom të Francës. Mediat vendase raportojnë se të dyshuar për rrëmbimin janë katër shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë.

Mësohet se dy rivalët kanë përplasur makinën që ndodhej 22-vjeçari dhe më pas e kanë rrëmbyer atë. Aktualisht janë ndaluar 4 persona, të cilët kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen ne fjalë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?