TIRANË- Gati dy orë kanë zgjatur debatet e ashpra verbale në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ky i fundit, deklaroi hapjen e mbledhjes pa mbërritur kryetarja, ndërsa deputetët e opozitës ishin jashtë, pasi Garda nuk po lejonte të përjashtuarit të futeshin brenda.
Deputetët Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu janë ndaluar nga Garda të futen në sallën e mbledhjes së Komisionit, ndërsa kjo vonoi kryetaren Albana Vokshi të paraqitej në orën 11:00 në mbledhje. Ndreca, ndërkohë kishte vijuar me dëshminë e Gentian Opres, çka shkaktoi përplasjen e ashpër kur Vokshi arriti të futej në mbledhje.
Për 1 orë e 45 minuta, Ndreca e Vokshi debatuan ashpër se kush duhej të hapte mbledhjen. Deputetja e PD pretendonte se mbledhja ishte nul dhe mazhoranca nuk duhej ta niste pa mbërritur në sallë ajo. Vokshi pati akuza ndaj Ndrecës, duke thënë se i kishte nxjerrë Gardën para që ta ndalonte të futej në mbledhje, ndërsa mes debateve të ashpra deputetja demokrate i shkuli të paktën 4 herë mikrofonin Ndrecës.
Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...
Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj.
Vokshi kërkoi disa herë me këmbënguli dëshmitarit që të dalë jashtë në mënyrë që ajo të hapte mbledhjen dhe kërkoi edhe ndërhyrjen e Gardës.
Albana Vokshi: Zoti Opre dil jashtë. Garda të lutem nxirrni dëshmitarin. Garda nxirre jashtë.
Plarent Ndreca: Dëshmitari është në proces pyetje.
Albana Vokshi: Jam unë kryetarja, kryetarja vendos. Dil jashtë, mos u bëj palë. Garda nxirre jashtë.
Mes debateve, deputeti Ndreca i kujtoi Vokshit 4 vrasjet e 21 janarit dhe masakrën e Gërdecit, në kohën e qeverisjes Berisha.
Plarent Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.
Albana Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.
Deputeti i PS, Ilir Metaj ironizoi aktet e Vokshit e cila shkuli mikrofonin e Ndrecës, duke thënë se duhet të thirret ambulanca.
Ilir Metaj: O sekretaria, ju lutem njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë! Zonjë mesa duket vuani nga mikrofonofobia.
Pavarësisht debateve që vijuan pa ndërprerje për gati dy orë, mazhoranca vijoi të merrte dëshmitë e Gentian Oprës dhe Arjana Dyrmishit, ndërsa Vokshi u kërkoi ta ndërpresin me argumentin se është nul. Në tentativat për të mos i lejuar të dëshmojnë, ajo hoqi edhe fishat e mikrofonave.
Albana Vokshi- Gentian Oprës: Kjo dëshmi është nul. Këto seanca do bëhen kur të jetë edhe opozita, që ne duhet t’i kemi të pranishëm. Kot e ke, nuk regjistrohet asgjë nga dëshmia jote. Për ca po përgjigjesh, je në një mbledhje të paligjshme.
Me shpërfilljen e mazhorancës e cila vijoi pyetjet për dëshmitarët, Vokshi me Petrit Vasilin, dy opozitarët e vetëm, u larguan nga mbledhja duke thënë se është e paligjshme. Ndërkohë, në mungesë të dëshmitares Mimoza Dhëmbi, nënkryetari Ndreca hodhi në votim ndërprerjen e mbledhjes, pikë që u miratua me votat e mazhorancës.
Pas një ndërprerje, mbledhja vijoi vetëm me pjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët marrin edhe njëherë 5 dëshmitë e Gentian Opres, Arjana Dyrmishit, Mimoza Dhëmbit, Niko Lerës dhe Irena Beqirajt.
Socialistët vijuan me marrjen e dëshmive në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ndërsa nënkryetari Plarent Ndreca po vijonte mbledhjen ndonëse Vokshi vijonte të këmbëngulte që mbledhja është nul.
Kryetarja Albana Vokshi dhe deputeti Petrit Vasili u larguan nga mbledhja duke thënë se është e paligjshme, ndërkohë që Ndreca thërriti dëshmitaren tjetër Mimoza Dhembi. Kjo e fundit nuk ishte ende e pranishme dhe ndërkohë që Vokshi u largua nga mbledhja, Ndreca hodhi në votim ndërprerjen e mbledhjes.
Vetëm me votat e PS dhe pa opozitën në sallë, mbledhja e ndërpre.
Nënkryetari Plarent Ndreca bashkë me deputetët socialistë vijojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, ndonëse Vokshi thotë se është nul dhe mbledhja duhet të hapet prej saj.
Ndreca ka thirrur dëshmitaren pa dakordësinë e Vokshit dhe Petrit Vasilit, dy deputetët e vetëm të opozitës në mbledhje. Arjana Dyrmishi vijoi me dëshminë.
Ndreca: Vijoni me dëshmitarin tjetër.
Vokshi: Nuk e hedh dot ti në votë. Unë këtë mbledhje e konsideroj nul
Ndreca: Faleminderit, mund të lëvizësh.
Vokshi: O Garda jam unë kryetare, prit përjashta Arjana se s’të kam thirrur.
Ndreca: Të ka thirrur komisioni.
Vokshi: Garda merr urdhra nga kryetarja e komisionit. Arjana prit pak jashtë të lutem të mbaroj me procedurën.
Ndreca: Ulu zonjë se kemi marrë vendim. Kemi marrë vendim në Komision.
Vokshi: Ka një kryetare këtu apo jo.
Ndreca: Kryetarja ka dalë në rrugë, nuk është në institucion.
Pavarësisht debatit të ashpër për drejtimin e mbledhjes, socialistët po marrin dëshminë e dëshmitarit Gentian Opre pas debateve që zgjatën prej 1 orë e 45 minuta. Vokshi hoqi fishat e mikrofonave dhe thotë se mbledhja është nul, por deputetët e PS vijojnë pyetjet dhe Opre përgjigjet.
Vokshi: S’ka filluar mbledhja, kjo dëshmi është nul. Këto seanca do bëhen kur të jetë edhe opozita, që ne duhet t’i kemi të pranishëm. Kot e ke, nuk regjistrohet asgjë nga dëshmia jote. Për ca po përgjigjesh, je në një mbledhje të paligjshme.
Mes debateve të ashpra në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka telefonuar Plarent Ndrecën.
Ishte ky i fundit që zbuloi vetë telefonatën gjatë kohës që debatonte me Vokshin, por nuk dihet se çfarë i ka thënë kryeparlamentarja.
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë Vokshi e Ndreca vijojnë debatet prej 1 orë e 30 minuta.
Ndreca: S’kemi ardhur për të bërë grusht.
Vokshi: Kjo mbledhje nuk ka nisur, unë te dera nuk e hap dot ti. Kjo mbledhje nuk hapet pa ardhur kryetarja.
Ilir Metaj: Asnjë kryetare e deformuar s’mund të marrë peng komisionin.
Klodiana Spahiu: Të shohim kalendarin, kemi 6 ditë që na mbeten për të mbyllur komisionin, që kemi marrë më tepër kohë.
Vokshi: Kështu do i bëni, s’i bëni dot kështu. Harrojeni o Klod, si do e bësh duke lënë deputetët përjashta. Kjo mbledhje do hapet siç duhet.
Debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës kanë shqetësuar deputetin e PS, Erion Braçe në zyrën ngjitur. Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.
"Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje", tha Braçe.
Nuk ndalen debatet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.
Vokshi: Ky komision është ndritur për të hetuar korrupsionin, ata që kanë abuzuar kanë bërë korrupsion s’mund ta drejtojnë. Do ta drejtojë opozita. Ti harrojë se do të lë vendin këtu.
Ndreca: Me forcë...
Vokshi: Jo me ligj...
Metaj: Talent i spikatur në shkulje mikrofoni
Vokshi: Prandaj se kanë lënë në duart e tua është për të luftuar korrupsionin jo për ta mbrojt. SPAK ku ca njerëz në burg, ka ca të tjerë që do shkojnë. Se nis dot ti komisionin, unë të dera.
Ndreca: Kryetari do ta privatizojë, se privatizon dot se ka shumicë. Ka kryetare po ka dhe shumicë. Vendos shumica, dhe vendimi i shumicës i mbivendoset kryetarit.
Vokshi: Jeni bërë qesharakë, për të vënë duart në kokë. Të dalë dëshmitari të nisim mbledhjen. Mbledhja hapet siç e përcakton ligjin.
Ndreca: Zonjë do na lejosh të punojmë, kemi ardhur për të pyetur dëshmitarin. Kemi thirrur zotërinë për të dëshmuar. E kemi lënë aty pa i bërë asnjë pyetje. Me ca mendje keni ardhur, për ta prishur mbledhjen?
Vokshi: Mbledhja do hapet sipas procedurës. Kushtetuta dhe ligji nuk e kanë lënë në duart tuaja. Kishe vënë gardën te dera, se mendoje që do më pengonte. Nuk ta jap këtë kënaqësi të uzurposh këtë komision. Të dalë dëshmitari, s’ka nis mbledhja. Kur ta nis unë, nis mbledhja.
Ndreca: Partia ime më thotë rri këtu, jo molotv petrit. Jo molotov dhe me djeg karriget siç dogje ti. Ne s’kemi djeg Kuvendin.
Vokshi: Neni 12, ta dëgjojnë pak këta, mbledhjet thirren, drejtohen nga kryetari, vetëm në mungesë i kalon nënkryetarit. Unë te dera t’i hap mbledhjen. Më vë gardën te dera, mendon se mund të hapësh mbledhjen kur të duash.
Ndreca: Nuk e di ku je ti, në 11 duhet të jesh këtu. Ti do të futësh të gjithë deputetët, kjo ka shkaktuar një vonesë.
Vokshi: Nuk do bëhesh kryetar, do hapet nga kryetari siç e ka neni 12.
Ndreca: Ne nuk ruajmë ku rri kryetari, duhet ët jetë në mbledhje në orën 11:00. Në momentin që nuk është në 11:00 nis mbledhja.
Vokshi: Me lojëra kalamajsh nuk bëhesh dot kryetar.
Ndreca: Vazhdo mbledhjen.
Vokshi: Mbledhja nuk nis pa dalë dëshmitari. Do e nis unë mbledhjen
Mes debateve të ashpra në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për drejtimin e mbledhjes, nënkryetari socialist Plarent Ndreca ka shpërthyer ndaj Vokshit duke i kujtuar 4 vrasjet e 21 janarit e vrasjet e Gërdecit, në kohën e qeverisë Berisha.
Ndreca: Të ishte fati në dorë tuaj, do ishim rrahur, do ishim vrarë si në Bulevard, do ishim të gjithë në burg
Vokshi: I vrau Edi Rama 4 vetat.
Ndreca: Ti lexon vendimet e PD, jo të Strasburgut. Po të ishte fati në dorën tuaj do ishim në burg.
Vokshi: Do jeni të gjithë se keni abuzuar. Do shkoni.
Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.
Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.
Komisioni Hetimor parlamentar për Sterilizimin u shoqërua me debate të forta. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetët socialistë Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Petro Koçi.
Ajo ka shkulur mikrofonat disa herë. Përplasja verbale ka vijuar edhe mes Albana Vokshit dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj
Albana Vokshi: Unë iu trajtoj siç thotë ligji. Ashtu siç dua dhe nuk pyes fare ju. Veni hapni mbledhjen kur unë jam te dera. Stop ouuu çfarë bëhet këtu (shkul mikrofonin e Ndrecës)
Ilir Metaj: Zonjë, ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ke nevojë për qetësues. Shumë frustrim.
Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari.
Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del, harroje por bëj ndonjë zgjidhje tjetër. Keni ndonjë variant B. Ke ndërmend të bësh diçka tjetër?
Vokshi: Ti ki kujdes të mos ndjekësh urdhrin e kryetarit të komisionit dhe të Plarent Ndrecës, nesër do pendohesh. Ai do përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetarit (i drejtohet dëshmitarit)
Ndreca: Kryetari që uzurpon punën, nuk është askush. Nuk është komision i opozitës, është komision i Kuvendit. Ti do ta kthesh personale.
Vokshi: Aman Petro (Koçit), një pallat, një votë Petro.
Ndreca: Ke ndërmend të vazhdosh më kështu?
Vokshi: Do hapet mbledhja njëherë.
Ndreca: Ju njihni vetëm molotovë. Ligji thotë që kur mungon kryetarja…
Vokshi: Nuk mungon kryetarja, isha në orar. Ju s’më latë të hyja ( shkul prapë mikrofonin e Ndrecës)
Ilir Metaj: O sekretaria, ju lutem njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë! Zonjë mesa duket vuani nga mikrofonofobia.
Vokshi: Qetësohu, mos më bëj zhurmuesin. Nxirr dëshmitarin, të vazhdojmë mbledhjen.
Ilir Metaj: Dështimi i protestës ju paska bërë dëm të pariparueshëm. E pra duhet t’ju ishte bërë normale pas kaq shumë dështimesh.
Vokshi: Prandaj po bëni kështu. Nuk heqim dorë, përballë do na keni, pavarësisht se po bëni zhurumuesin.
Ilir Metaj: Zonjë qetësohu, kontrollohu se je grua, ruaj elegancën të paktën, mirë etikën që e hodhe poshtë.
Vokshi: Mbylle gojën, mos më trego mua.
Debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari Plarent Ndreca nisi mbledhjen pa praninë e kryetares Albana Vokshi.
Pasi Vokshi u fut në sallë nisën debate të ashpra, ndërsa i kërkoi Gardës të nxjerrë jashtë dëshmitarin Gentian Opre.
Vokshi: Me aq shumë abuzime që ke bërë do jesh i dyti në radhë që do shkosh atje ku ka shkuar ai miku jot Beqaj. Nuk i mbulon dot abuzimet
Ndreca: Presion s’më bën dot ti mua. S’ma tregon dot ti. Kur mungon kryetarja e hap unë mbledhjen.
Vokshi: Zoti Opre dil jashtë. Garda të lutem nxirrni dëshmitarin. Garda nxirre jashtë.
Ndreca: Dëshmitari është në proces pyetje.
Vokshi: Jam unë kryetarja, kryetarja vendos. Dil jashtë, mos u bëj palë. Garda nxirre jashtë.
Ndreca: Zotëri i gardës, përgjegjësi për këtë që them i marr unë.
Vokshi: Garda kryeni urdhrat, i merr nga kryetari i komisionit.
Ndreca: Urdhrat merr nga komisioni
Vokshi: Jo i merr nga kryetarja. Grada të dalë se jemi në procedurë. Boll lexo rregulloren, ke injorancë juridike.
Ndreca: Garda ndërhyn vetëm kur ka dhunë, largohu nga aty se dëshmitari është në proces pyetje
Vokshi: Dëshmitari të dalë jashtë. Mbas Oprës do mbulohesh.
Vokshi: Ke ardhur për të prishur mbledhjen. Dil jashtë se do marrim masa do të nxjerrim me forcë. Grada.
Ndreca: Jo jo nuk del ai, s’ka vendim komisioni, nuk i merr vendimet kryetari. Nuk është komisioni i Albana Vokshit, këtu ka komision hetimor. Ke ardhur për t’u prishur mbledhjen
Vokshi: T’iu vijë trup juve të gjithëve që i shkoni mbrapa një njeri që ka komplekset e tij. Dëshmitari të dalë, ti nuk hap dot mbledhjen pa mua.
Debat i ashpër mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Pas debateve për drejtimin e mbledhjes, Ndreca dhe Vokshi janë përplasur ashpër derisa kryetarja i hodhi tre herë mikrofonin Ndrecës.
Ndreca: Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.
Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.
Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.
Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore
Megjithese mbledhja e komisionit ishte e destinuar te deshtonte si c'ka ndodhur rregullisht keto kohe mes grindjeve pozite-opozite ne komisione e mbledhje,ne kete rast Ndreca gaboi duke i dhene vetes autoritet te pa dhene.Kryetarja po vonohej,por kjo nuk i jepte ketij te drejten te behej /kryetar/ e te hapte mbledhjen.Nje telefonate mes tyre mund te kishte zgjidhur problemet e kohes se kur duhej te fillonte mbledhja e kush do t'a drejtonte e te evitohej kjo zenke e kote e pakuptim,le te fillonte mbledhja sic duhej edhe me vonese,por jo keshtu,pastaj sec ndodhte ne zhvillim e siper ishte ceshtje tjeter,por tek ne si gjithemone deshira per/kryetarllek/ na ka shpene ne sherre pa fund me njeri-tjetrin,ne servilizem,poshtersi e sigurisht ne 132 + parti!
PërgjigjuKjo femer e peshtir kjo baxedh kjo fytyr breshka qe vetem femer nuk eshte turp per gjinine femerore qe perfaqsoemi nga nje femer e till kape more prej flokesh gocen e Sales se keshtu e meriton ter jeten ne opozit do mbeteni
PërgjigjuPER C'FARE E DO PUSHTETIN TI MOR MALOK I QELBUR,,,PER TE NA VJEDHUR PARATE,,,PER TE NA LENE NE MJERIM,,,PER TE NA LARGUAR KALAMAJTE NGA SHTEPITE...BJERI ME DIKTOFON KOKES MOJ VOKSHI...KESHTU E DUAN KETA
PërgjigjuPPPP CFARE FTYRE SHPELLAREJE KA KJO VOKSHI...
Përgjigju