Politikë

Përplasjet në PD, Klevis Balliu: Basha është në panik, Kuvendi që ka thirrur është ilegjitim! Duan vetëm të shpëtojnë karrigen e tyre

16 Nëntor 2021, 12:38| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 15:46

  • Share

Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i rreshtuar hapur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryetarit Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së, tha se Kuvendi legjitim është ai i datës 11 dhjetor. Sipas tij, Basha po vepron në kushtet të panikut dhe Kuvendi që ai ka thirrur është ilegjitim. Madje Balliu e cilësoi si qesharake kryesinë e thirrur nga Basha, ku sipas tij nxori në pah se ka hequr nga rendi i ditës mocionin për veten.

‘Sot qartazi duket se kanë humbur nga realiteti që është të flasin në emrin e tyre. Po përdoret kuvendi dhe karrigia e deputetit për të zgjidhur hallet e Lulzim Bashës. Kuvendi është me 11 dhjetor sepse atë datë zgjodhen 4200 delegatë që janë firmosur, nuk janë firma janë delegate ato janë PD. sipas statutit kanë thirrur kuvendin Kombëtar dhe kanë caktuar rendin e ditës. Shpikja e Bashës për 18 dhjetorin është qesharake. Kjo lëvizje qesharake nxori në pah dhe një të vërtetë të madhe hoqi në rendin e ditës mocionin për veten

Këto lëvizje vijnë për shkak se Basha është në panik. Ajo është një kryesi ilegjitime me sekretar të përgjithshëm ilegjitim dhe nuk merr dot vendime për Kuvend legjitim. Nëse ne do të kërkonim që mos t’i verifikonim, atëherë po do isha dakord me Gaz Bardhin. Këto duan të shpikin gjëra që nuk ekzistojnë. Kur dëgjon edhe nënkryetaren Grida Duma që thotë të shkatërrohet PD-ja, por vetëm të mbaj unë karrigen. Apo edhe Lulzim Basha... Kush i pyet këto?! Çfarë është karrigia vetëm për një zyrë 2 më 2.

U zgjodh në krye të PD-së dhe më pas u zhduk për 4 muaj dhe më pas u kthyer të përjashtojë Sali Berishën. Akuzat që ai drejtoi llumi i PD-së, të cilat i ka ngritur Edi Rama. I vetmi që është mbyllur është Lulzim Basha. Nuk do t’ja dijë më për PD-në, ndjej keqardhje sepse është një njeri që ne e kemi mbështetur.’- tha Balliu.

Sipas Balliu, Sali Berisha do të marrë drejtimin e PD-së e madje do të mund edhe Edi Ramën dhe do të drejtojë sërish vendin.

‘Sali Berisha e ka mundur Edi Ramën në 2009, shqiptarët i ka marrë malli për zhvillim, që të shkojnë drejt BE-së, ku kriminelët nuk rrinë në Kuvend, i ka marrë malli për Sali Berishën për suksese, boll më me dështie. Duhet një njeri që di t’i bëjë këto punë!’- tha Balliu.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?