TIRANË- Ndarja politike e presidentit Ilir Meta me mazhorancën solli një krizë të madhe mes institucioneve më të rëndësishme në vend, ende pa një fund në horizont.
Përplasja mes tyre solli një luftë dekretesh, të kthyera e të refuzuara. Që prej marrjes së mandatit si president, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në kuvend plot 37 dekrete.
Lufta me letra mori përmasa të mëdha gjatë periudhës Janar-Korrik, pikërisht kur nisën protestat e vazhdueshme të opozitës së bashkuar, që sollën dhe djegien e mandateve. Nga muaji janar deri në Korrik gjatë 2019, presidenti Ilir Meta ktheu 6 dekrete, ndërsa gjatë gjithë sesionit parlamentar 20 dekrete .
Në kushtet e një krize të rëndë politike, erdhi dhe kulmi i konfliktit Presidencë-Mazhorancë që e solli pikërisht anulimi i dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kreu i shtetit nuk i njohu zgjedhjet e zhvilluara në 30 qershor, duke dekretuar 13 tetorin si ditën kur do zhvillohesh zgjedhjet e ardhshme, por që asnjëherë nuk u realizuan.
Marrëdhëniet mes palëve nuk u përmirësuan as gjatë muajve shtator-dhjetor 2019, pasi presidenti ktheu edhe 7 ligje të tjera, kryesisht për çështje dhe debate që lidheshin për Gjykatën Kushtetuese, dhe akuzat e shumta që Kuvendi drejtoi ndaj Presidentit Ilir Meta.
As pandemia nuk e ndali institucionin e presidentit të kthente dekrete. Që nga janari 2020, presidenti ka kthyer për rishqyrtim 17 ligje. Sa i përket miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, kreu i shtetit i ka lënë të kalojnë në heshtje, në pamundësi për ti kthyer për rishqyrtim.
Socialistët nuk janë treguar “të mëshirshëm” kur ka ardhur momenti për rrëzimin e dekreteve të presidentit të Republikës. Nga 37 dekrete, është pranuar vetëm një, dekreti për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që synonte heqjen e kompetencave të presidentit Meta për betim.
A eshte Metnuti hajduti ky?
Përgjigju