Dua Lipa dhe djali i Erion Veliajt

Kronikë

'Përqafoje Dua Lipën se do të bëhesh pishman kur të rritesh', djali i Erjon Veliajt refuzon të takojë yllin e muzikës, Ajola Xoxa i 'nxjerr' fotot

26 Korrik 2021, 17:23| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 18:24

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas vizitës në vendin tonë ku ka takuar krerët më të lartë të politikës, ka zhvilluar një takim edhe me bashkëshorten e kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe djalin e tyre Kajan.

Siç shihet edhe nga disa foto të postuara nga Arjola Xoxa në Instagram, djali i saj ka refuzuar të takojë Dua Lipën. Kajan fillimisht është distancuar nga këngëtarja, por siç duket me vonë as ai nuk ka mundur t'i 'rezistojë' takimit me super yllin e muzikës botërore pasi shfaqet në krahët e Dua Lipës.

Me humor e ka pritur Arola Xoxa këtë moment teksa shkruan në Instagram se Kajan duhet ta përqafojë Dua Lipën pasi në të kundërtën do pendohet kur të rritet.

"Përqafoje Duan mo Kai se do të pendohesh kur të rritesh", shkruan Arjola Xoxa.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?