Sa herë Ilir Meta i futet historisë, është më shumë se parodi, e padyshim jep aq material për satirën politike reale sikur në Shqipëri të ekzistonte.
Meta sot foli për Musolinin, duke nënkuptuar Edi Ramën, e Klareta Petaçin, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, por këto sipas të gjitha gjasave nuk i ka marrë vesh njeri. Pasi zhytja e Ilir Metës në histori, është më shumë se kabare, është një histori zbativëse e një nate dimri.
Por përtej kësaj, Ilir Meta është ngjitur në selinë blu për të takuar Sali Berishën, pikërisht pasi nga Amerika ka mbërritur një “raketë” politike interkontinentale.
E pas lëshimit të kësaj “rakete” nga Gabriel Escobar, Ilir Meta dha të kuptojë se ai do të vizitojëe gërmadhat e objektit të bombarduar, i cili duhet thënë se ishte frikësuar disi.
E siç dy javë më parë, Meta e vizitoi sërish Sali Berishën në një ditë të zezë për të, duke bërë të ditur se Doktori mund të jetë një “super politikan” po pa kreun e Partisë së Lirisë nuk bën dot.
E këtë Meta e tha hapur kur doli, i cili tha se referendum i tij ishte njëjtë me primaret e doktorit. Referendumi i Ilir Metës është pikërisht operacioni që ai ndoqi për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë, e cila quhej 5 minuta më parë Lëvizja Socialiste për Integrim. Referendumi për Ilir Metën është kur ai u bë kryetar i Partisë së re që u lind pa vdekur LSI, që ja mori as më pak e as më shumë por gruas së tij Monika Kryemadhi.
Edhe Primaret e doktorit, nuk se ndryshojnë shumë nga referendumi i Metës. Ndryshe nga kreu i PL, Berisha nuk ka bërë rrokadë me të shoqen, por afërsisht si Meta, familja e tij ka shumë fuqi në njerëzit që bëjnë opozitë. Madje njerëzit që e konsiderojnë veten opozitarë, kur duan të kritikojnë lidershipin thonë “nuk jemi ftuar te syri”.
Primaret e Berishës, janë tekstualisht siç e ka thënë “kandidati” për Tiranën Ilir Alimehmeti. “U takova me Berishën kokë më kokë dhe u poq vendimi”, tha ai në një intervistë në televizionin e familjes. E gallata këtu është që disa media “të pavarura” flasin për primare, kur në këtë rast flitet thjesht për një përzgjedhje nga shijet e doktorit dhe tarafit rreth tij.
Primare apo referendumi politik brenda partisë është një procees që Shqipëria nuk e ka bërë ende, nëse duhet ta bëjë, do të duhet të miratojë një varg rregullash për mbarëvatjen e primareve dhe mkbrojtjen e votës. Por ndërsa tek ne dhe vota kombëtare ruhet nga militantët, e bën këtë proces që është rutinë në Perëndim si “Mollë e Ndaluar”. As më pak kur flet Ilir Meta, i cili partinë tij e ka bërë rokadë mes tij dhe gruas, e Berisha që shkatërroi partinë të cilën e drejtoi vetëm se e përjashtoi.
Megjithatë përtej këtij konteksti, vajtja e Metës te Berisha ishte një ultimatum politik, të cilin doktori e miratoi pa një pa dy. E shpalli një protestë më 12 nëntori, të cilën e përkrahu edhe Meta. Po përveç protestës, Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën.