Lulzim Basha nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit 2021, dhe zero shanse të bëhet kryeministër i vendit, për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të Partisë Socialiste. Kjo e ka shpjegimin me dy fjalë, nuk drejton dot, dhe nuk fiton dot. E para, nuk drejton dot Partinë Demokratike, e cila është copëzuar në 1001 cifla të cilat nuk dihet se ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve, dhe e dyta nuk fiton sepse përballë tij (nuk është realisht Rama) janë 2/3 e demokratëve me të cilët ai e ka zgjidhur përfundimisht “kontratën” e besimit dhe shpresës. Vetëm një ditë pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të ndryshimeve në kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor “ndalimin e koalicione parazgjedhore me listë të përbërë”, kryetari i PD Lulzim Basha (si gjithmonë pas pilafit) mblodhi aleatët ne selinë blu.
Natyrisht në mbledhjen me dyer të mbyllura, janë diskutuar, jo vetëm “listat”, por edhe formula si do dalë në zgjedhjet e ardhshme “ish-opozita e bashkuar”.Skenari i parë është dalje me “dy lista”, njëra nga PD dhe tjetra nga LSI, ndërkohë që Lulzimi po shqyrton një tjetër mundësi, daljen me një “listë unike”, por kjo pritet të vendoset për më vonë. Ndërkohë pas takimit Lulzim Basha deklaroi se “ “vendimin e kemi marrë me shqiptarët, dhe nuk ka formulë ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë”.
Njeriu në fakt mund të bëhet qesharak edhe rastësisht, apo edhe kur i ndodh diçka e papritur, por të bëhet me ndërgjegje të plotë edhe kur është njeri publik dhe politikan që pretendon se “përfaqëson gjysmën e shqiptarëve”, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ai është i bindur se, duke bërë shaka dhe duke bërë gjithmonë “viktimën”, do tu mbushë mendjen shqiptarëve se “duhet të votojnë vetëm për PD”. Iku koha e “idealizimit politik” Lulzim, iku koha e mashtrimeve me “heronj tranzicioni” apo me akuza dhe shpifje “made in Doktori”.
Sot shqiptarët po prekin dhe shijojnë ndryshimin, alternativën dhe premtimet e mbajtura të Edi Ramës, sot shqiptarët koha po i gjen të bashkuar, rreth zhvillimeve të vrullshme të një epoke të re, ku integrimi dhe rritja e cilësisë së jetës, mbeten parësore. Nuk e merr dot pushtetin ti Lulzim, duke i fryrë “burive” të Doktorit, duke u rehatuar tek programi i Doktorit, apo dhe duke mbajtur shpresën se edhe ata demokratë që të kanë mbetur, do të votojnë si 30 vite më parë. Në PD nuk qasen më as ish-pronarët dhe as ish-të përndjekurit, të cilët ju i keni ofenduar dhe rrahur, kur ata kishin kurajon dhe kërkonin të drejtën e tyre.
Në PD nuk qasen më as idealistët e dikurshëm dhe as ish-themeluesit e asaj partie, pasi ju i keni mbyllur derën, i keni denigruar, dhe fshirë emrin nga kujtesa historike e asaj partie. Nuk e fiton dot pushtetin ti Lulzim, sepse të mungon jo vetëm aftësia, karizma dhe mbështetja, por dhe të mundon e kaluara e cila të mban peng në SHQUP, bashkë me Doktorin. Të kërkosh pushtetin kur je kryetar i një partie politike është diçka krejt normale, por të kërkosh pushtetin kur nuk ndjehesh i tillë, kjo pastaj quhet “diçka” tjetër Lulzim. Në 25 Prill 2021, në ditën e madhe të ndryshimeve dhe mendësive politike, Partia Socialiste dhe Edi Rama, do të fitojnë thellë zgjedhjet, duke nisur rrugëtimin drejt mandatit të tretë qeverisës, me bekimin e votës së shumicës së shqiptarëve.
Trego qytetari Lulzim, bëj një premtim nga sot, bëhu xhentil të paktën njëherë në jetën tënde, dorëzoi çelësat dhe vulën Doktorit, dhe uroje Edi Ramën, jo për servilizëm, por për gjithçka ai ka bërë deri sot, për vendin, politikën, madje edhe për ty personalisht. Bëje, dhe do të ndjehesh se ke bërë vërtetë gjënë e duhur, sa ishe në politikë, edhe pse rastësisht.
Une Lulezim Basha do fitoj....do bojkotoj zgjedhjet.... dhe ja dola ii fituar
Përgjigju...Eshte karabush qe se ka shokun
PërgjigjuKa apo s'ka shanse te vije ne pushtet e djathta , duket qartas qysh tani . Pushteti aktual ka 8 vjet ne pushtet , per popullin , punetore , pensionist dhe familie ne nevoje me ndihme sociale , s'ka bere asgje . Gjendia ekonomike e tyre , mbi 1.5 milione - pra me shume se gjysma e popullsise -- qe banojne aktualisht ne shqipari ,jetojne me rroga e pensione apo ndihma sociale , mesatarisht , nukse i kalao 80 evro ne muaj . Ka ngritur tatimtaksat me shume se 60% qysh nga viti 2013-te ,ka ngritur cmimet ne gjithe sektoret e tregetise , ka indeksuar vetem iflacionin , por jo cdo vit , qe afersisht eshte 2.5% . Per rrogetaret e thjesht , jane ngritur rrethe 2000lek , per pensionistet rreth 1500 lek ne muaj , ndihma sociale asnje lek , te gjitha keto levizie , per 8 vjet qeverisie . Ne lidhie me politiken e jashteme ; qeverisia na premtoi se do futeshim ne BE , per 2 apo 3 vjete , pas 8 vjetesh jemi ku ishim , mjeksi falas , ku mjeket nese s'te rrjepin te gjalle , s'merr dot asnj aspirine . Jemi te kenaqur , me hapat e para ne reformimin e drejtesise etj si keto . Presim nga punonjesit e medias , te jete ne perkrahie te popullit qe prodhon te mira materiale , edhe ne interes te gazetereve e analisteve . Si ka mundesi qe punonjesit e medias ti bejne - davan - mashtruesve politik ; sidomos pushtetareve te momentit , me shkrime qe ja kalojne edhe fantezive te cufo kacurelit . Sigurisht , keto mashtrime nga gazetaret - jo te gjith- beher me qellimin e vetem ,fitimet e majme te pa skrupullta . Por ju , i shtoni dhembien dhe varferine popullit , i cili ju respekton dhe ju pasuron , duke blere lajmet tuaj , pertej pacavures . Vetem faqeziu , nukse reflekton nga fajet e ty , drejt se vertetes .
PërgjigjuKurr mos ardhshin. Afersisht eshte parti si ajo e grekut qe iku dje per lesh. Vetem demokraci ne kohen sali qenit nuk ka patur. Kundershtaret i zhdukte edhe me keq se ne regjimi komunist.
Na çudite o akrep per zotin. Pse ore paska te Djathte ne Shqiperi? Po ketu ska as te majte mo akrep vellai pa le te djathte jo e jo. Po te kishte te djathte ne kete vend nuk do shkonin kurre keshtu punet dhe thika ne palce e saliu ne gjalpe. Ereee sali komunisti stalinist 124 karat i viçidolit. Partite dhe partiçkat si dhe kryetaret e tyre kane qene e jane frymoret me te degjeneruar te ketij vendi e populli,kriminele, rrugace,pijanece,imorale,vrases,mafioze dhe vallja e tyre makaber eshte e veshtire te prishet apo te cbehet se ky llum e kjo valle ka 30 vjet qe hiqet e terhiqet. Keshtu o akrep vellai zoti na dhashte durim e guxim deri ne zgjedhjet e ardheshme ku do shohim çfare skemi pare deri tani dhe te rrojme per te treguar brezave qe do vine......
Analize e persosur.
PërgjigjuTuri,ti thua se me 25 prill 2021 lulushbibilushi duhet te uroj ramerilindjen. Ta ndajme bashke nje mendim dhe ndjesi mbare popullore po te deshi qefi turi? Ajo qe ndjehet ne ajer sot 6 muaj para zgjedhjeve eshte se lulushbibilushi se bashki me ramerilindjen duhet te behen burra te urojme sinqerisht nje here ne jeten e tyre BOJKOTIN FITIMTARE SHQIPTAR,ME TE MADHIN DHE PERMBYSESIN E KLANSEKTIT PS,PD,LSI NJE HERE E PERGJITHMONE.
Përgjigju