Sali Berisha

Mero Baze: Përse Berisha nuk beson më askënd që beson tek SHBA rrotull tij

6 Qershor 2022, 20:35| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 20:39

  • Share

Linçimi i Belind Këlliçit, në të vërtetë është e vetmja gjë e mirë që atij i ka ndodhur kohët e fundit. Si djalë i ri në politikë, ai ka nevojë të kuptojë që nëse nuk je në betejën tënde, do të jesh i tradhtuar. Dhe Belind Këlliçi është tani i linçuari i madh i Berishës, për shkak se nuk ishte në betejën e tij, por si maskë e Sali Berishës.

Maska, Sali Berishës i duhej derisa të bënte këtë që bëri, një parti paçavure, me në krye Flamur Nokën dhe një nip të tij nga Tropoja. As nën lumin Drin nuk pati besim të zbriste.

Edhe pse në dukje banale për shkak të personazheve që e përfaqësojnë, lufta brenda klaneve të “Foltores” së Sali Berishës, dhe miratimi në heshtje prej tij e linçimit të të rinjve të Forumit Rinor, ndërkohë që ai fliste për të drejtë vote, po vërteton jo vetëm arsyen përse i duhej Berishës shkatërrimi i PD dhe krijimi i një celule anti-amerikane, por edhe si i duhej ajo.

Të gjithë ata që besuan se Sali Berisha ishte duke luftuar me Lulzim Bashën, tani kanë shansin të shikojnë se nuk ka asgjë me Lulzim Bashën, por vetëm me SHBA dhe çdokënd që përpiqet të marrë seriozisht raportet e mira me të.

Mendoj se Këlliçit ju hoq viza, pikërisht pse ditën kur Berisha vendosi të bëjë zgjedhjet që të kurorëzohej kryetar, sajoi një udhëtim në SHBA, bashkë me disa shokë të vet, për të krijuar idenë se ai do të ishte poli që do të zbuste raportet e SHBA me grupimin e Berishës.

Duke mos votuar për Sali Berishën atë ditë në Tiranë dhe akoma më tepër, duke u shfaqur si “ëngjëlli mbrojtës” i tij për raportet e prishura me SHBA, ai në fakt krijoi paranojën e plotë se është aty për të pritur fundin e Berishës e për të vazhduar më tej.

Kjo realisht nuk është e vërtetë, por për Berishën është më shumë se sa e vërtetë, është makthi i jetës së tij.

E gjithë beteja e tij kundër Partisë Demokratike, gjithë shkatërrimi i strukturave të saj, beteja fals me Lulzim Bashën dhe të tjerët, në fakt është pikërisht se ai nuk do që mes tij dhe SHBA të jetë dikush tjetër më i rëndësishëm.

Në mendjen e tij të sëmurë, ai do që SHBA ose t’i japë dorën atij, ose ajo që ai e quan parti e tij, të jetë repart taliban kundër SHBA.

Kjo është krye-arsyeja përse ndaj Belind Këlliçit nisën sulmet vulgare qyshkur ai ishte në SHBA, ndërsa në Tiranë votohej për Sali Berishën.

Berisha nuk ka ndërmend ta lërë të ardhmen e vet në dorë të dikujt që bisedon me SHBA fatin e tij dhe partisë së tij, pasi ai e di fundin. Çdokush që shkon në ato zyra merr vetëm një porosi, dhe vetëm kundër Sali Berishës.

Kjo do të jetë kështu sa të jetë gjallë fizikisht Sali Berisha.Dhe këtu ai nuk ka dilema, pasi është më i qartë se armiqtë e tij për atë që i ka ndodhur me SHBA.

Ndaj them se për Belind Këlliçin është lajm i mirë, pasi ndryshe nga Lulzim Basha, për të cilin spekullonin ta quanin “besëprerë”, pasi kishte shitur Berishën tek SHBA, Këlliçi është i “prerë në besë” nga Berisha, pse me naivitetin e një të riu, besoi Berishën që thoshte “nuk kemi gjë me SHBA” dhe “do të kemi raporte të mira me ta”.

Tani të gjithë janë të qartë që Berishës nuk i duhet PD, nuk i duhet as ndonjë betejë për pushtet, por thjeshtë të ketë fisin e tij rrotull në selinë e SHQUP dhe të ndjehet i sigurtë që nuk e tradhton njeri me SHBA.

Madje as Tritanit si ka zënë besë, se ja njeh huqin e vjetër, të “thikës pas shpine”.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viçidoli: 06/06/2022 21:43

    Salhe në fakt ti dhe Likja keni kokën në Sërbi e trupin në Shqipëri .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?