Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut?

29 Shtator 2020, 19:32| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 19:34

  • Share

Sali Berisha nuk ka dëshmuar kurrë në Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit. Kur ndodhi vrasja, nuk dëshmoi se nuk kishte besim tek Prokuroria, por dëshmoi para një diplomati amerikan. Më pas kur ishte vetë në pushtet, nuk dëshmoi, se nuk i hynte në punë Azemi. Nuk dëshmoi as kur kryeprokurori ishte mik i tij. Nuk dëshmon akoma.

Tek i vetmi që ka besim të “dëshmojë”, është Blendi Fevziu, për shkak të lehtësisë që ka për të thënë çfarë të dojë. Dhe mendoj se ky është një nga shërbimet më të mëdha që Fevziu i bën drejtësisë, pasi është i vetmi që i heq frikën Berishës të flasë për Azem Hajdarin dhe vrasjen e tij.

Dhe dje i ka bërë një shërbim.

Së pari, për të kuptuar se sa serioz është Sali Berisha kur flet për motivin e vrasjes së Azemit, mjafton të shikoni qëndrimin e tij ndaj rolit të Fatos Nanos në këtë histori.

Natën e vrasjes e shpalli Fatos Nanon urdhërues të vrasjes dhe shpiku se vrasësit e kishin pritur Nanon në aeroport pasi po kthehej nga Lisbona, ku kishte “shitur” Kosovën.

Është gënjeshtër e verifikueshme, pasi Nano ka mbërritur në aeroport në mbrëmje, ndërkohë që vrasja kishte ndodhur, ndërsa vrasësit kishin 4 orë para godinës së PD, që prisnin të dilte Berisha.

Atë natë Berisha ka dërguar njerëz të shikojnë a kishte dritë tek apartamenti i Fatos Nanos tek blloku “11 Janari”, për ta hedhur në erë dhe për ta varrosur kështu historinë e autorit të vrasjes me hakmarrje. Por nuk gjeti njerëz ta bënin aktin.

Më pas u pajtua me Fatos Nanon dhe u bë mik me të. Pasi u bënë miq dhe pasi e përdori Fatos Nanon prej 2007 deri më 2013, sa herë kishte zgjedhje, si kritik të opozitës, kërkoi dhe ndjesë që kishte akuzuar Fatos Nanon, se ishte nxituar dhe nuk ishte e vërtetë.

Tani Fatos Nano i duket që është bërë sërish mik me Edi Ramën, se ky i fundit e ka uruar për ditëlindje, dhe dje ju rikthye akuzës së vjetër, që ata mund ta kenë takuar Nanon në aeroport, pasi sipas tij: “Ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon…”

Mjafton kaq për të kuptuar seriozitetin e këtij njeriu ndaj dëshmisë për një vrasje dhe të vërtetës. Me dëshminë e pa dhënë kurrë për vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Berisha ka dashur të vrasë gjithë jetën çdo kundërshtar dhe të shpëtojë vetë, ndërkohë që është njeriu që e ka shtyrë drejt vendit të vdekjes.

Elementi i dytë që është pozitiv në deklaratën e djeshme të Sali Berishës, është se pranoi për herë të parë publikisht se një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxorra në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhrat e Berishës.

E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës. Dhe i vetmi skenar bindës është që “militanti” ta ketë marrë porosinë nga telefoni i motrës prej Berishës.

Dhe vetëm se Azemi e dinte këtë lidhje, është logjike t’i jetë bindur kërkesës së ardhur nga paradhoma e tij. Është mirë që këtë deklaratë ta thellojë më tej në Prokurori.

Dhe e treta, është historia e incidentit në Tropojë, ku nisi sherri me Haklajt. Berisha tha si “pa mendje” se ka dashur ta marrë Fatmirin me vete në Tiranë, të sqarohej pas mitingut. Në fakt, ka kërkuar të marrë me vete Shkëlqimin, vëllain e tij të vogël, i cili po i prishte mitingun duke protestuar dhe që u vra disa muaj më vonë në një pritë.

Por kjo fsheh një të vërtetë tjetër të madhe. Ai protestonte jo si militant anti-PD, por se Berisha nuk kishte lejuar të hipte në traget Fatmir Haklaj me trupin e viktimës nga Haklajt, që ishte vrarë në Urë të Milotit një natë më parë.

Edhe arkivoli, dhe eskorta e PD, ishin gjendur bashkë në Koman për të hipur në traget, dhe Berisha kishte urdhëruar që arkivoli të rrinte në tokë dhe të hipte vetëm eskorta e PD në traget. Kjo irritoi njerëzit që prisnin arkivolin dhe shkuan të protestonin kundër tij.

Duke fshehur provokimin e tij dhe duke bërë sikur ngatërron personazhet, Berisha tenton të fshehë origjinën e konfliktit dhe të shesë bashkëpunëtorët e tij në përgjakjen e Tropojës prej 1997 deri më 2000, që ka shënuar mbi 70 viktima.

Të tjerat pastaj dihen. Azemi i dorëzoi kasetën plakut të Haklajave, ku dukej qartë urdhëri i Berishës për të marrë djalin e tij në Tiranë dhe ata erdhën të merrnin gjakun tek Berisha. Ky i fundit duke qenë i qartë se ata para PD ia kishte sjellë Azemi, e nxorri atë për ta paguar me kokë këtë histori.

Ndaj them se është fat që i vetmi vend ku Berisha çlirohet të flaës, me shpresë se pak nga pak, modifikon historinë, është Fevziu. Se ai ka atë pyetjen magjike:

– Jeni i sigurt që nuk keni gisht në vrasjen e Azemit?

-Në asnjë mënyrë, përgjigjet Berisha.

-Faleminderit pra, u sqarua dhe kjo histori.

Komento

Komente

  • Ceco me bixhak: 30/09/2020 17:05

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bichak ti hidhet kripe ne trup pastaj bilbilon ai ngadake ngadale si qen i zgjebosur

    Përgjigju
  • Kacidhe: 30/09/2020 15:15

    Se eshte i dhjere koke e kembe... e m*ti shkon te kaka

    Përgjigju
    • Haha: 30/09/2020 15:29

      Sa figure e goditur

  • labi: 29/09/2020 19:43

    Sali Berisha flet vetem te sekseri Blendi Fevziu. Te flase para Karlo Bolinos po ja mbajti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?