Lulzim Basha

Përse demokratët 's' duhet ta votojnë Lulzimin

10 Qershor 2020, 22:44| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 22:46

  • Share

E kemi parë dhe dëgjuar shpesh ditët e fundit (pas nënshkrimit të marrëveshjes) kryetarin e PD Lulzim Basha, të dalë në qytete, kryesisht në lagje dhe biznese, ku kanë mbetur ende demokratë të padjallëzuar, që besojnë se “ai do të sjellë parajsën”. Në fakt prej 6-7 vitesh, partia që pretendon se “përmbysi komunizmin në Shqipëri, dhe solli demokracinë”, po përjeton atë ç’ka “gatoi” për afro 30 vjet, largimin, ndëshkimin, urrejtjen, dhe presionin e shumicës së anëtarësisë së ikur, për reforma rradikale, për nisjen nga e para të gjithçkaje. Të ribëhet partia-ishte dhe mbetet kërkesa e mbi 90 per qind të atyre që kanë qenë dhe janë akoma anëtarë të PD.

Të ribashkohet partia, të ribëhen zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të zgjedhur kryetarin, nënkryetarët, forumet dhe strukturat nga qendra në rrethe. Të hapet partia, të demokratizohet dhe vendosen kritere në përzgjedhjen e emrave të listës për kandidatë për deputet, dhe jo të bëhen lista nga kryetari dhe sejmenët parazitë. Këto dhe dhjetra kërkesa të tjera nuk vijnë nga “hiçi”, por vijnë nga goja dhe zemra e atyre qindra e mijëra ish-anëtarëve dhe kontribuesve të PD, të larguar, të përjashtuar, dhe denigruar në vite. Vitet ikin, dhe sërish po vijnë votimet e reja të 2021. Sërish Lulzim Basha, po del me “teorinë e rrëshqitjes”, duke deklaruar se “baza do të propozojë dhe përzgjedhë emrat e atyre që do të mbushin listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, ne do ti fitojmë zgjedhjet”. Kohë e re, histori e vjetër. E njëjta gjë është thënë dhe stërthënë edhe 4 vite më parë, por kur drejt SHQUP-it, vërshuan propozimet nga baza, ishte Lulzim Basha dhe sejmenët parazitë, që fshinë nga listat “anonimët” dhe futën emrat e panjohur, miq dhe farefis të atyre që deri dje e shkatërruan atë parti nga themelet. Përse (s) duhet që demokratët të votojnë Lulzim Bashën në 2021, përse duhet ti besojnë sërish ata, një kryetari të zgjedhur pa votën e lirë, një kryetari që çdo 4 vjet premton “lista me emra nga baza” dhe ditën e fundit tallet dhe i mashtron ata, përse demokratët e mbetur (s) duhet të votojnë Lulzim Bashën kur deri sot, Partia Demokratike ka ecur me km mbrapsht, nuk ka kryer asnjë reformim , nuk ka afruar të rinjtë, zërat ndryshe, nuk ka afruar elitën intelektuale, apo sepse kryetari dhe “udhëheqësi”, luajnë me dy porta, gjithmonë kur u preket interesi, pushteti dhe pasuria. Përse demokratët (dhe jo shumica e shqiptarëve) (s) duhet të votojnë kësaj here Lulzim Bashën, sepse ndjehen të poshtëruar nga partia e tyre, apo sepse ndjehen të braktisur nga ata që sa kishin pushtetin mbushën thasët me para, dhe sot kanë zënë zyrat e SHQUP-it, sikur ti kishin prona të trashëguara ? Zoti Basha, ti kërkosh votën demokratëve, (dhe aq më tepër shqiptarëve, por kjo është mesele tjetër) dhe tu premtosh atyre profka të tilla, si “kandidatë nga baza, hapje të partisë” apo dhe “ulje taksash, fuqizim të biznesit” dhe pika të tjera programesh pa vlerë, është njëlloj sikur të pretendosh se “do të bëhem president i SHBA me frymën e shenjtë”.

Nuk ju beson më njeri zoti Basha, nuk besojnë më, as ata që mbani zyrave në SHQUP, dhe as ata që ju, i quani “biznese demokratësh” dhe i ftoni dhe premtoni se “sa të bëhem unë kryeministër, do shpëtoni nga hallet, do të jeni ndryshe”. Nuk ju besojnë më zoti Basha, madje as Gazi, Grida, dhe as Ervini, që janë beniaminët e tu, pasi dhe ata e dinë se të fitosh pushtetin me Edi Ramën, duhet të “djersish” ca, të kesh mësuar mirë tabelën e “shumëzimit dhe pjestimit” të votave, dhe ti bësh mirë llogaritë, 7×7…

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 12/06/2020 07:09

    Nese ju pezmatohet miku juaj , mos e botoni, si edhe komente te tjera . Z Basha , ndoshta s'eshte me i miri , por ne krye te PD-se ai eshte . Te mos harrohet se doli ne krye te partise , ne momente teper te veshtira , keshtu qe do kete kundershti dhe kundervenie . PD ne ato momente u perca , sepse gjithsecili kerkonte te behej i pari , pamvaresisht aftesive dhe mundesive . Besojse z Basha eshte njeri i edukuar dhe ekulibruar , nese dote ishte nje tjeter -nga ish pretendusit --ne krye te PD-se , do te kishte patur probleme shume te nderlikuara me zoteri Rama .Cilido qe kerkon ta anatemoje , pamvaresisht se eshte ne te drejten e tij demokratike -nukse eshte ne te drejten e se vertetes e se mires e se ndergjegjshmes .

    Përgjigju
  • Thanas: 11/06/2020 15:08

    Artur dhe ju qe keni komentuar ketu. Jam me ju, qe Luli nuk eshte per tu votuar, sepse eshte mashtrues dhe gjumash. Po si thoni ju, te votojme kete te gjatin dhe Veliajn? Po mire o burrat e dheut, nuk ju vjen keq per veten tuaj (edhe pse mund te jeni ne pozicione pune te mira dhe nuk keni probleme ekonomike), qe keta na fyejne perdite inteligjencen dhe na shkelin me kembe arsimimin? Keta nuk e njohin ligjin dhe bejne çfare tu thone oligarket, qe i kane kapur per fyti. Keta (me gjithe ata qe kane qene para ketyre) punojne per te siguruar te gjitha brezat pasardhes, deri ne perjetesi. Jane te pangopur, sikur ju numerohen qindarkat e fundit. Dhe kete pangopesi duan ta zhdukin duke shkelur mbi te drejtat tona dhe te femijeve tane, duke ndertuar kulla per vete dhe oligarket ne cdo m2 qe gjejne te lire, duke dhene cdo gje me koncensione e PPP me vlera marrezisht te fryra, ne vend qe te shtojne sadopak pensionet e prinderve tane (demokrate e socialiste). Ju lutem, kini respekt per veten. Lerini urdhrat e pronareve, sa nuk eshte vone! Kam mall per ate te gjatin e vitit 1990, kur nuk e donte diktaturen (per hir te se vertetes, e urrente me shume se ata qe e mbanin veten per demokrate), por jo per kete, qe sapo u bleu partine socialisteve, po instalon diktaturen. Bojkotojeni kete klase politike, pa perjashtim! Nuk kemi pse biem pre' e mashtrimeve te Veliajt, qe kur mbaron fjaline, nuk e beson edhe vete. Dhe kjo duhet bere, pa na ardhur e keqja tek dera e shtepise. Ju uroj dite te mbare!

    Përgjigju
  • Haha: 11/06/2020 14:38

    Lulushi 7x7= 42... zgerdhihuni ju po kaq bejne.

    Përgjigju
  • O tej: 11/06/2020 14:32

    Demokratet nuk e votojne Bashen se ja jane bere mu** ne koke e qelb SHQUP-in

    Përgjigju
  • Goni: 11/06/2020 01:16

    PD QE NGA VITI 1994 E DERI SOT ESHTE KTHYER NE NJE PARTI KRAHINORE MALSORESH -SHPELLARESH TE VERIUT ,,,ME ASNJE LIDHJE ME QYTETARET DHE QYTETARINE,,KJO ESHTE NJE PARTI E DENIGRUAR,,E GANGRENIZUAR NGA KRIMI DHE KORRUPSIONI,,,ME DREJTUES INEPT-HAJDUTE,,PA IDE,,PALE VIZION ME NJE FJALE ZERO NJEREZ...POPULLI I DI TANI TE GJITHA PISLLEQET E TYRE QE ARRIJNE MILIARDA $,,PA PERMENDUR TE VRARET DHE TE PLAGOSURIT NGA KJO PARTI ME TIPARE TE QARTA KRIMINALE....KJO PARTI DUHET TE SHKRIHET PER TE MIREN E SHQIPTAREVE...

    Përgjigju
    • Dangellia: 11/06/2020 14:21

      Jam 1000% dakort me ju

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?