Burrat, zakonisht nuk e kanë zakon të qajnë e sidomos dibranët e kuksianët! Megjithatë, në jetë ka ngjarje që e bëjnë edhe burrin të qaj në heshtje, pa zë e ndoshta duke u fshehur në një cep që askush t'i mos i shikoj lotët!
Në kohë fushate jemi, e sigurisht se kjo është periudha më e mirë për lot krokodili, për të qeshura false, për servilizma serioz e po ashtu për gënjeshtra. Kur, këto i bën një politikan, nuk merret seriozisht, sepse është profesionist dhe e ka në rol, por kur e bën nje artist, dilema është nëse po bën rolin, apo nëse është i sinqertë!
Zakonisht, artistët kudo janë desidentë me politikën, kushdo qoftë ajo, e po ashtu edhe me pushtetin! Pra, rrallë herë, ose thuajse asnjëherë nuk ndodh që artisti të qaj në një fushatë elektorale e përballë politikanëve! Megjithatë, në Shqipëri kjo nuk mungon, sepse në shumë raste artistët kanë qenë prodhim i pushtetit dhe në shërbim të pushtetit!
Po a duhet të qaj një dibran? Nëse po, duhet të qaj për Dibrën apo për politikanët? Cdo dibranë duhet qaj:
- për boshatisjen që i është bërë Dibrës që nga luftërat ballkanike e deri më sot
- për varfërinë e madhe që e ka pllakosur
- për papunësinë e madhe e sidomos të rinisë
- për braktisjen që çdo ditë i bëjnë dibranët Dibrës
- për rrugët primitive
- për bujqësinë primitive
- për mungesën e shpresës
- për lirinë që politika u ka hequr dibranëve
- për faktin se prodhimet e bujqësisë nuk kanë ku t'i shesin
- për pyjet e rrënuara
- për fshatra të tëra të braktisura me shtëpi të rrënuara, aty ku dikur bubëzhinin zërat e fëmijëve
- për faktin se në 30 vjet, në emër të votave të dibranëve, politikanët janë pasuruar, kanë bërë karrier duke varfëruar Dibrën
Për këto, ndoshta një dibranë ka arsye të qaj!
Shume e vertete dhe e trishte! Dibra dhe sa e sa fshatra anembane Shqiperise jane boshatisur pasi askush nuk sheh te ardhme por vec mjerim. Asnje politikan ne pushtet gjate ketyre 30 vjeteve ka menduar te beje dicka, vetem i kane shfrytezuar per te ardhur ne pushtet. Mallkuar te gjithe politikanet e pangopur shqiptare!
Përgjigju