Ndërsa SPAK gjatë kësaj javë ka çuar në qeli rreth 17 zyrtarë publik, lidhur me dy tenderë korruptivë në Lushnjë dhe Tiranë, duket se më shumë ka shqetësuar opozitarët se sa viktimat.
Shqetësimet janë me shumë ngjyra. Lulzim Basha për shembull ngul këmbë që të arrestohet Edi Rama, jo ata që ka kapur SPAK. Enkejeld Alibej, bën zbulime të tjera. Ai e paska ditur tri ditë më parë, se aksioni i SPAK është dekonspiruar. Petrit Vasili po ashtu duket pik e vrerë, për këtë që ka ndodhur, por tek LSI është më e kuptueshme mërzitja ndaj aksioneve të tilla.
Arsyeja kryesore përse opozitarët janë të shqetësuar është e kuptueshme Veprimi i SPAK lë në hije aksionin politik të opozitës, që bën opozitë me buletinin e prokurimeve publike, duke sulmuar çdo tender, ku nuk ka gisht ndonjë opozitar.
Duke hyrë në veprim SPAK, këtu ndahen gënjeshtrat nga denoncimet e vërteta dhe opozita “humbet vendin e punës” që i ka caktuar vetes këto vite. Duke qenë se gjithë bota e tyre rrotullohet rreth tenderëve, kjo përfshirja e SPAK në këtë histori u duket sikur i lë pa punë.
Në rastin konkret, në asnjë nga rastet nuk ka pasur denoncim nga PD. Për rastin e Lushnjës ka denoncuar rivali në garë ndërsa për rastin e uniformave ka denoncuar opozita parlamentare që PD e akuzonte si bashkëpunëtorë të Ramës.
Nga ana tjetër, në këtë fushatë mërzitje të PD dhe opozitarëve në përgjithësi, duket se ka dhe elementë të rinj veprash penale, që duhen hetuar. Për shembull Enkelejd Alibej, ka deklaruar se ai dhe PD kishin informacion se aksioni i SPAK ishte dekonspiruar tri ditë më parë se të bëhej. D.m.th. PD e ka ditur se tri ditë më parë, dikush nga SPAK ka dekonspiruar aksionin.
Në këtë rast SPAK duhet të ruaj dinjitetin e vet dhe duhet të thërrasë Enkelejd Alibeajn, në cilësinë e personit që ka dijeni të dëshmojë kush i ka dekonspiruar aksionet dhe si e ka marrë vesh ai. Nëse ka gënjyer, që të mos duket opozitar i papunë, atëherë duhet të përballet me ligjin. Nëse di vërtet diçka dhe ka ndodhur, atëherë është rasti të ketë arrestime të reja dhe për këtë çështje.
Edhe pse nuk ka ndonjë gjë që SPAK-un e ka dëmtuar në këtë aksion, pasi ka arrestuar ata që ka dashur, përsëri ka shumë rëndësi, që akuza e Alibeajt, të hetohet për të ndalur përbaltjen e SPAK, dhe tendencën për të relativizuar punën e tyre, duke i kthyer nga institucion, akuze në një institucion që bashkëpunon me politikën për të shpëtuar viktimat e korrupsionit. Në këtë rast ose Alibeaj, ose dekonspiruesi, duhet të shkojë në gjykatë.
Kështu jemi dhe më të qartë, nëse SPAK po vepron me përgjegjshmëri profesionale, dhe akoma më shumë nëse opozita jonë është e shqetësuar se po mbetet pa punë, apo se mbetemi pa hajdutë jashtë burgjeve.
MERO, Arjana e Alibeaj gruaja pa letra, eshte shume e shqetesuar eshte per burrin pa letra te Rovena Gashit, Adriatik Llallen. Shok babalesh, me ngel politikat e shtetit e pergjimet ne duart e ketyre. Alibej shyqyr u be 6 muaj minister qe hapi syte dhe nderoi gruan hahah Ky merhumi Llalla ngeli me te njejten kunkubine Gashin.
PërgjigjuSPAK u duhet te therras per hetim njeriun ne te neveritshem te PD Alibeajn qe te tregoj te verteten.Eshte ky Bardhi dhe Salianji qe sajuan babalen dhe dogjen Shqiperine.Asnje tolerim per rufjanet politik qe ushin nesuar qe prokuriret militant u ipnin dosjet per lufte pilitike .Keto jane lwgena qe te vjen turp ti shohesh
PërgjigjuMë qartë e shkoqur që ligji të veprojë për të gjithë njësoj, nuk ka ku të shkojë. Nuk duhet të zënë vënd thashethemet e këtyre medemek opozite, vetëm se e kanë thënë ata. Nëse qëndron se dekonspirimi është bërë nga SPAK, humb besimi tek ky organ. Në të kundërtën duhet thirrur e pyetur ku Alibej si të gjithë që shpifin, ai është dhe jurist, nuk i falet të gënjejë. Mgjs këta kanë gënjyer gjithmonë, babalet i kanë bërë anëtarë të PD-së.
Përgjigju