Përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën?

19 Korrik 2020, 22:08| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 22:11

  • Share

Sa herë që ka shanse për dialog mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të gjithë mendojnë që problemi është Sali Berisha. Të gjithë përfytyrojnë atë skenën, që pasi Rama flet me Bashën (përveç rastit kur mbyllen vetëm), Basha duhet të dalë në korridor të flas me “atë” e t’i kthejë përgjigje. Ky është profili që ai ka krijuar në publik për vendimmarrjen e tij politike.

Tani ka një hap përpara. Përveç faktit që dhe dialogu i tij direkt me Ramën ka pasur gjithë dyshimet e dështimit për shkak të “telefonit të prishur” me Berishën, tani është shtuar dhe një hallkë e re. Ky është Gazmend Bardhi.

D.m.th që tani të bësh dialog me Lulzim Bashën, duhet të flasësh me Gaz Bardhin, pastaj ky të dalë në korridor të flasë me Bashën, pastaj ai të flasë me Berishën, dhe ti të marrësh përgjigje.

Është kjo arsyeja kryesore përse Lulzim Basha ja ka bërë më të lehtë Edi Ramës betejën për ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse Këshilli Politik është një institucion i shpikur për të rikthyer daljen nga orbita të Lulzim Bashës, ai e deligjitimoi për fat të mirë, në rastin e parë që ju dha të përballej aty me kryeministrin e vendit.

Nëse do të merrte pjesë, nuk është se kishte ndonjë mundësi të madhe për dialog, pasi ai nuk mbyllet më brenda në dhomë vetëm me Ramën, por do kishte më shumë debat për seriozitetin e Këshillit Politik, që Rama e legjitimoi duke marrë pjesë në të.

Duke mos marrë pjesë, e para, kemi një humbje të rëndësisë së Këshillit Politik, si një institucion ku Basha nuk beson se mund të zgjidhen problemet, dhe së dyti, kemi dhe pritshmërinë që të dëgjojmë vetëm çfarë thotë Rama për fundin e këtij dialogu të shpikur, për të vonuar dialogun.

Në këto kushte, e vetmja gjë që pritet nga takimi i Këshillit Politik, është të mësojmë hapat që do hedhë shumica drejt ndryshimeve kushtetuese.

Edhe pse Ilir Meta u zgjua në mesnatë nga një sms që i këshilloi të mblidhte Këshillin Politik, edhe pse Basha prishi gjumin të siguronte Metën se duhej bërë patjetër përmes Këshillit Politik, sapo Rama e pranoi dhe tha u pres aty, ai u zhduk. Pra e gjitha paska qenë që Edi Rama të thoshte: “Nuk kam punë me Këshillin Politik” dhe ata të nisnin një “intifadë” kundër dialogut që “po na lë jashtë BE”.

Në fakt Edi Rama bën shumë mirë që shkon në Këshill Politik, aq më tepër në kushtet kur nuk ka me kë dialogon, por vetëm mban qëndrimin e tij. Duhet të shkonte aty dhe sikur Basha të çonte shoferin e kunatit. Në fund të fundit, dhe vetë Basha të ishte, Rama duhet të priste për përgjigjen, pas çdo kërkese. Dhe në këtë rast nuk ndryshon gjë. Përveç faktit që Rama nuk pret ndonjë përgjigje.

Komento

Komente

  • Rama -basha: 20/07/2020 12:04

    E mor mero sahanlëpirësi, kërkon që ta kthesh këtë tragjedi në sport me tifoza. Harron me qëllim që këto nuk janë thjesht dy emra, por dy rrugë që e çojnë vendin në destinacione të ndyshme. Ve bast që nëse qëndron sërish Rama në pushtet, një valë e re me mbi 100 mijë njerez do kërkoj prap azil në pak muaj.

    Përgjigju
    • Sweden: 20/07/2020 17:25

      Te jesh i sigurt qe Rama do fitoje per sa kohe lideret e opozites jane Basha dhe Kryemadhi.

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?