Shkolla 9 vjeçare "Naim Frashëri" në Gjirokastër ka rënë pre e një vjedhjeje. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit. Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e pa pajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t'i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.
Shpeshherë ky objekt ka rënë pre e vjedhjeve gjatë kohëve të fundit. Ende nuk ka informacion se çfarë është vjedhur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës duke e dëmtuar atë.
Për pasojë procesi mësimor sot është pezulluar. Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e hajdutëve për të deportuar në zyrën e drejtorisë ka rezultuar e dështuar.