Në qytetin e Sarandës, ku hapësirat e gjelbërta zvogëlohen vit pas viti, Aleksandër Lilo është një i ri që prej vitesh mbjell lule dhe pemë në çdo cep rreth pallateve. Ditët e fundit, Aleksandri tregon se ka mbjellë pemë ulliri, duke shkruar në çdonjërin prej tyre emrin e banorëve të lagjes që nuk jetojnë më.
“Këto lulishte qenë të dëmtuara i pastruam i sistemuam. Blemë ullinj e lule”, tha Aleksandër Lilo.
Këto hapësira në lagjen nr.4 në Kodër të Sarandës fatmirësisht mbetën pa u betonizuar, por duke parë që bashkia nuk kujdesej, banorët mbështeten nismën e tij. Mbjellja e luleve dhe pemëve nga Aleksandri vjen pas një kontributi dhënë më heret për ndërtimin e një miniparku për fëmijët.
Lefter Baxheri, banor i kësaj lagjeje kërkon nga bashkia të vendosë një çezme për vaditjen e luleve.
"Në radhë të parë Sandri është kontribuues i madh se punon e ujit lulishten, por edhe ne të tjerët kemi ndihmuar. Ne duam nga bashkia ujin për ti vaditur dhe të marrin shembull dhe lagjet e tjera të Sarandës”, tha ai.
Aleksandër Lilo ka zbukuruar lagjen e tij duke e shndërruar në një ambient çlodhës, shembull që duhet ndjekur në çdo komunitet.
Ju lumte!
PërgjigjuNje shembull i shkelqyer i qytetarise. Detyra e Bashkise ta ndihmoje.