Personazh/ Klara Sykaj, lahutarja më e vogël e Tropojës

1 Qershor 2023, 16:48| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 16:54

  • Share

Klara Sykaj është lahutarja më e vogël e Tropojës. Nxënësja e klasës së 6-të në shkollën “Beslidhja e Malësisë” tregon se lahutën ka filluar ta mësojë në moshën 6-vjeçare.

“Pasioni lindi sepse e kam parë shumë herë në familje dhe këndoja nëpër shtëpi me lahutë”, tha ajo.

Tashmë e angazhuar në grupet artistike –folklorike, Klara do të marrë pjesë në qershor në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Pasioni për instrumentin e lashtë ka lindur teksa dëgjonte këngët me lahutë dhe shikonte gjyshin e saj që gdhende lahutën në shtëpi. Me dëshirën për tu bërë instrumentiste e famshme, 12 vjeçarja shprehet se tek telat e lahutës gjendet historia e Tropojës.

“Gjyshin e kam parë duke gdhendur lahutën, ndërsa jam praktikuar në kurs. Ndjehem krenare se do përfaqësoj Tropojën”.- thotë ajo.

Klara Sykajn e takuam në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, aty ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë po marrin pjesë në koncertin seleksionues për të përfaqësuar qarkun e Kukësit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Pjesë e grupit do të jenë edhe shtatë instrumentistë të vegjël të çiftelisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?