Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor. Me një vendim Gjykate Tirane e cila ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg, për tre vepra penale, efektivë të policisë kanë ushtruar kontrolle në dy banesat e tij në kryeqytet, njëra prej të cilave rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Kajmakut.
Që prej ditës së shtunë, policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Kajmakut në zonën e Fushë-Prezë, ku mësohet se i vetmi që është gjetur në banesë ka qenë djali i tyre, i cili i ka pohuar policisë se nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e të atit apo nënës së tij, ku as kjo e fundit nuk është gjetur aty.
Burime pranë policisë bënë me dije se kontrolle për arrestimin e Kajmakut janë kryer edhe në banesën e ndodhur në zonën e “tregut elektrik”, në Tiranë, e cila rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Agim Kajmakut.
Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ish-kryebashkiaku i Vorës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar. Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, siç e tregon edhe kjo shkresë.
Eh mor kajmak po ctu desh mor djale politika ty, nje cope fshatari. Gjete ate qe kerkove si breshka. U diskretitobe, leket ti hengren dhe burgun do e hash perseri, i shpetove grekut por jo Rilindjes, tung
PërgjigjuE turpshme per qeverine dhe Partine Socialiste qe ksndidati i tyre nuk i dorzohet drejtesise. Njelloj si kriminelet e ordinere. Kjo tregon sesa ordinere ka qene perzgjedhja e kandidateve.
Përgjigju