5 gratë iraniane në stadium

Pesë gra të maskuara sfidojnë ligjin në Iran, hyjnë në stadium/FOTO

3 Maj 2018, 17:41| Përditesimi: 3 Maj 2018, 18:36

  • Share

Një gjest shumë kurajoz, por edhe dashurie për skuadrën e zemrës. Pesë gra iraniane, tifoze të Persepolis, janë veshur si burra dhe janë maskuar me mjekër dhe paruke për të hyrë në stadiumin “Azadi” në Teheran, kryeqyteti i vendit, për të parë nga afër skuadrën e zemrës.

Ndeshja ishte vendimtare dhe Persepolis, pas fitores, është shpallur kampion i vendit. 

Grave në Iran, pas revolucionit islamik të 1979-ës, u ndalohet hyrja në stadium, në mënyrë që të evitohet krijimi i atmosferës ndryshe. 

Prej vitesh gratë në Iran luftojnë kundër diskriminimit, por tri javë më parë 35 femra u arrestuan, sepse kishin hyrë në të njëjtin stadium. 

Këtë herë strategjia funksionoi, por nëse ato identifikohen, atëherë arrestohen.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?