Sport

Pesë raste me Covid te Polonia, por kundër Anglisë do të luhet! Ndaj 'tre luanëve' mungon edhe Lewandowski (VIDEO)

30 Mars 2021, 13:30| Përditesimi: 30 Mars 2021, 14:34

  • Share

Supersfida e grupit I në kualifikueset e Botërorit ku bën pjesë edhe Shqipëria mes Anglisë dhe Polonisë është komplikuar shumë për këta të fundit. Zëdhënësi i klubit polak ka konfirmuar sot se janë zbuluar tre raste të reja të koronavirusit, por pavarësisht kësaj ndeshja e parashikuar të mërkurën në Wembley do të zhvillohet.

Të infektuarit e fundit janë futbollistët Grzegorz Krychoëiak, Kamil Piatkowski si dhe një zyrtar i klubit. Më herët kanë humbur ndeshjet kundër Hungarisë dhe Andorës futbollistët Mateusz Klich dhe portieri Lukasz Skorupski. Si talenti i Leeds ashtu edhe portieri janë infektuar që prej të enjtes, ndërsa ende rezultojnë pozitiv.

Si të mos mjaftonin katër mungesat për shkak të COVID, Polonia në ‘Wembley-n’ e magjishëm duhet t’ia dalë edhe pa yllin Robert Lewandowski. Futbollisti i Bayern-it pësoi një dëmtim në gju gjatë sfidës që Polonia fitoi 3-0 kundër Andorës të dielën.

Përsa i përket renditjes në grupin I Anglia është e para me 6 pikë, më pas vjen Polonia dhe Hungaria me 4 pikë, ndërsa në vendin e katërt është Shqipëria me 3 pikë. Sfida mes Anglisë dhe Polonisë pritet të përcaktojë shumë për skuadrën kryesuese të grupit, por pas fitores me Shqipërinë anglezët duken me shumë fat.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?