DURRËS- Sekuestrimi nga OFL-ja, i 1.2 milion litra naftë në një nga depozitat e portit të Durrësit, rezulton se ka ardhur si pasojë e konflikteve që aksionerët e kompanisë “Rajan 2007”, kanë pasur me pronarët e peshkarexhave dhe një shitësi të madh nafte në Shqipëri.
Në këtë kompani, ku aksioner me 40% të aksioneve është dhe Lulzim Berisha, sherri ka hyrë pasi nafta e grumbulluar në port, u shitej pronarëve të peshkarexhave me çmim më të larta, sa ishte përcaktuar nga tregu. Në muajin mars dhe prill, kur çmimi i naftës në Shqipëri kishte pësuar një ulje të ndjeshme, Lulzim Berisha, vijonte të tregtonte naftën tek pronarët e peshkarexhave që ndodhen në portin e Durrësit,me një çmim më të lartë në raport me çmimin e tregut. Në këtë biznes që menaxhohet nga Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, qëndron nga pas dhe një shitës i madh nafte në Shqipëri.
Në pamundësi ekonomike për të blerë naftën që tregton kompania e Lulzim Berishës, peshkatarët kanë raportuar situatën në polici, duke bërë që çështjen ta marrë për trajtim Operacioni “Forca e Ligjit”. Në një deklaratë për median në datën 5 maj 2020, OFL-ja njoftoi se kishte bllokuar 1.2 milion litra naftë dhe kishte çuar dosjen hetimore në prokurorinë e posaçme SPAK në Tiranë. Por në fakt, kjo çështje ka kaluar po atë ditë të konferencës në prokurorinë e Durrësit, ku një prokuror i këtij institucioni ka vlerësuar dokumentacion dhe ka vendosur që malli të mbahen në masën e sekuestros.
Ndërkohë hetimet për këtë çështje ndaj Lulzim Berishës, motrës së tij, Luljeta Berisha dhe aksioneres tjetër Enkelejda Shoshi, kanë nisur për veprën penale të “Fshehjes së të ardhura”. Vendimi për sekuestrimin e 1.2 milion litra naftë në portin e Durrësit është ankimuar në gjykatë nga tre aksionerët e kompanisë “Rajan 2007”.
Pritet që brenda kësaj jave gjykata e Durrësit të marë vendimin për lirimin ose jo të sasisë së naftës. Ndërkohë prokuroria e Durrësit, ka kërkuar informacion dhe bashkëpunim nga Drejtoria e Tatimeve për të mësuar rreth pasqyrave financiare të deklaruara nga subjekti “Rajan 2007”. Ndërkohë, kjo kompani tashmë është duke zhvilluar betejën ligjore në gjykatën administrative,me qëllim marjen e licencave. Kompania “Rajan 2007”, ka pasur tre licenca koperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI.
Megjithëse Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit, i është revokuar në 13 shkurt 2020, licenca për transportimin e naftës në drejtim të anijeve në port, ata kanë vepruar dhe kanë vijuar punën me licencat e dy kamionëve, që kompania zotëron.
Hason ke te drejt gjith jeten tu vjedh e grabit tu gjet gjith rruget me ja mor me zorr paret njerzve shkojn ne xhami nuk I bon lazem nuk cun nji her te pangopnit nji peshqesh a sadaka me nji jetimore a azile not e dit te tmerru me kaptin mrappa e sy cel dhe nji dit do tu vij si gjith te tjerve pa prit e pa kujtu
PërgjigjuPer Lonin qe ka shkrujt ktu posht dhe qeka tifoz i ktyne. Shteti nuk meret se do meret tjeterkush iher e mir me ato o loniiii. Perimetrin pyt kto shokt e tuj e kalojn apo jo se sja ma bytha me e kalu se nuk rezistojn as 3 sekonda ne kom. Gati e kon vorrin loni mos e harro.jetojn me koken mrapa gjith jeten.
Përgjigjupo po o Hason qaj hallin ktyne ti. Me mire 1 dite si luan se sa gjith jeten si dele
O njerez te mire qe doni tend e rregull ligji I shingles me I forti e ha te vocklin ckeni mer Hani kafshaten tuaj mos u merrni me dicka me te madhe se ju se mbyteni... Me zoterin su mor shteti do merreni ju por vazhdoni ritmin edhe jetoni me ato kushte we keni mos dilni jasht perimetrit...
Përgjigju