Zëdhënësi rus i Putin, Dmitry Peskov, deklaroi se bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së pas shkëmbimit të yllit të basketbollit, Brittney Griner, dhe me të burgosurin famëkeq, Viktor, nuk i përmirëson marrëdhëniet me SHBA-në, raportojnë mediat e huaja.
“Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për shkëmbimin e Viktor me Brittney Griner kanë të bëjnë ekskluzivisht me këtë çështje dhe është e gabuar të nxirren përfundime hipotetike se ky mund të jetë një hap drejt tejkalimit të krizës që kemi aktualisht në marrëdhëniet dypalëshe", tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, në një intervistë për gazetën Izvestia të raportuar nga agjencia Interfax.
Sipas Peskov, marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të mbeten në një gjendje të ‘mjeruar’.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Marrëveshja e pashmangshme për Ukrainën! Moska: Takim diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll
S.S/ReportTv.al