Ndeshja Milan Napoli

E pëson gjyqtari i ndeshjes Milan-Napoli, UEFA e përjashton nga ndeshjet e garave evropiane

14 Prill 2023, 21:35| Përditesimi: 14 Prill 2023, 22:29

  • Share

UEFA ka vendosur të largojë gjyqtarin Istvan Kovacs nga arbitrimi i ndeshjeve në garat europiane për pjesën e mbetur të sezonit. Ky vendim vjen pas punës së tij të diskutueshme në fitoren 1:0 të Milanit në Ligën e Kampionëve përballë Napolit.

Kjo ndeshje e parë mes dy skuadrave italiane e vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit, ishte e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, dhe duket se skuadra e Milanit është ndihmuar nga një sërë vendimesh nga gjyqtari rumun.

Nga kjo ndeshje dolën shumë raste të diskutueshme, të cilat nuk i pëlqyen as klubeve.

Siç raporton gazetari italian, Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs të mos drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën tjetër të sezonit si rezultat i punës së tij nga ndeshja e parë çerekfinale mes Milanit dhe Napolit

Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, duke përfshirë fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në raundin e kaluar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?