Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Peter Tase, përmes një komunikimi me e-mail me Report Tv, shpreh dyshimet se adresa e mikut të tij, diplomatit paraguaian Blas Oddone, ku sulmohet dhe akuzohet Enkelejd Alibeaj, mund të jetë hakeruar. Të njëjtin dyshim Peter Tase shpreh edhe për adresën e gazetarit nga Paraguai, Pedro Escobar Medina, i cili artikulon të njëjtën akuzë ndaj kryetarit të të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Reagimi i z. Tase erdhi pasi në artikullin e Shqiptarja.com mbi prapaskenat e këtij fake news kundër Alibeajt, raportohej se Tase ishte bashkëpunëtor me Blas Oddone, lidhje e cila ngriti dyshime. Por, Peter Tase pohon se Blas Oddone nuk e konfirmon postimin ndaj Enkelejd Alibeaj, i cili akuzohej se kishte marrë para nga ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos.
“Nuk ka asnjë lidhje mes Dr. Blas Oddone dhe politikanëve në Shqipëri, përfshirë Dr. Sali Berishën. Ne dyshojmë seriozisht se Twitteri i Oddone është hakuar ose është krijuar nga dikush që ka vendosur emrin e Oddone. Duket se Oddone ka shumë llogari në Twtter; ndërsa gazetari tjetër Pedro Escobar Medina pretendon se ka përjetuar të njëjtën situatë... Unë u shkrova të dy individëve sot dhe sa më sipër është ajo që ata pretenduan”, shkruan Peter Tase.
Tase shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën dhe as me qeverinë shqiptare. “Më lejoni të theksoj edhe një herë se: qëndroj sa më larg politikës së korruptuar e të keqe shqiptare dhe shpresoj më të mirën për të ardhmen e popullit shqiptar. Unë kurrë nuk kam pasur kontakte me ish-presidentin dhe kryeministrin, as me kryeministrin aktual....”, vijon Peter Tase.
Për dy ditë me radhë, mediat pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës, publikuan akuzat e veterinerit Blas Oddone dhe gazetarit paraguaian të bujqësisë Pedro Escobar Medina kundër Enkelejd Alibeajt. Sipas tyre, Alibeaj ishte financuar ish-presidenti i Bankës Qendrore të Paraguait, Carlos Fernández Valdovinos. Vetë Alibeaj mohoi akuzat, duke i konsideruar si trillime të një mendje të sëmurë.
Hakerimi dhe shadowban eshte shtuar kohet e fundit kunder atyre qe jane kritik te qeverise, Rames ne vecanti. Mund te jete rastesore por gjasat jane qe pas tyre te qendroje vete kryedallkauku me pykat e tij.
PërgjigjuKino SHQUP-i me telenovelen e re “ STALLIERI i PARAGUAIT “
Përgjigju